|
APLIKIMI PËR VIZË |
|
|
Përshkrimi
|
Viza e tipit “D”, jepet për shtetas të huaj, të cilët kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë më shumë se 90 ditë për 180 ditë dhe kur, për t’u pajisur me leje qëndrimi, pas hyrjes në Republikën e Shqipërisë. Vlefshmëri njëvjeçare, me një, dy apo më shumë hyrje-dalje Viza D-qëndrim afatgjatë në Republikën e Shqipërisë, pas hyrjen aplikohet për leje qëndrimi |
|
Viza e tipit “C”, jepet për shtetasit e huaj që kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve, duke filluar nga data e hyrjes së parë. Lëshohet me një, dy ose shumë hyrje. Viza C-qëndrim afatshkurtër në Republikën e Shqipërisë |
|
|
Dokumentacioni i nevojshëm për të gjitha kategoritë për t’u pajisur me vizë të tipit D dhe C
|
1) Formulari i aplikimit të vizës plotësohet online (Aplikuesi printon dhe firmos formularin e plotësuar) 2) Një foto me përmasat 47mm-36mm, jo më e vjetër se 6 muaj nga data e aplikimit për vizë 3) Fotokopje e dokumentit të vlefshëm të udhëtimit (me vlefshmëri së paku 3 muaj më shumë se afati i vizës së kërkuar ) 4) Dokumenti i Sigurimit shëndetësor për gjithë kohëzgjatjen e vizës. 5) Për fëmijët nën 18 vjeç: deklaratë ku shprehet pëlqimi i prindit ose i kujdestari ligjor për udhëtimin e fëmijës, ose personi që e ka në ngarkim |
|
VIZA E TIPIT D |
DOKUMENTAT E NEVOJSHME NË VARTËSI TË TIPIT DHE QËLLIMIT TË VIZËS |
|
Viza për veprimtari ekonomike (D/AE)
Viza për veprimtari profesionale (D/AP)
Viza për veprimtari tregtare (D/AT)
Viza për veprimtari punësimi (D/APU)
|
A) Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi është shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare) B) Dokumentin që provon veprimtarinë apo aftësinë profesionale, tregtare në vendin e aplikuesit, me të cilën lidhen motivet e kërkesës së vizës C) Në rastin e subjektit tregtar, dokumentet që provojnë statusin juridik të subjektit ftues D) Fotokopjen e lejes së punës, të lëshuar nga autoriteti shqiptar |
|
Viza për qëllime studimi (D/ST)
|
A) Dokumenti që vërteton regjistrimin/pranimin në një institucion arsimor shqiptar B) Garanci që vërteton mbulimin e shpenzimeve të jetesës dhe shkollimit C) Dokumenti i sigurimit shëndetësor, që përkon mer kohëzgjatjen e qëndrimit D) Dokumentin që vërteton strehimin në territorin e Republikës së Shqipërisë E) Dokumenti që provon njohjen e gjuhës me të cilën do të kryej studimet. |
|
Viza për bashkim familjar(D/BF)
|
A) Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi eshtë shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare) B) Certifikatë familjare të muajit të fundit që vërteton lidhjen e personit që kërkon bashkim familjar C) Dokumente shtesë që provojnë lidhjen e qëndrueshme me personin që kërkon bashkim familjar D) Dokumente që provojnë se pritësi i huaj (me banim në Shqipëri) ka kushte të përshtatshme për banim E) Fotokopje e noterizuar e dokumentit që provon se pritësi i huaj (me banim në Shqipëri) është i punësuar apo i vetëpunësuar dhe ka të ardhura të mjaftueshme për të siguruar jetën e personave që ka ftuar dhe që mund të jenë nën përgjegjësinë e tij. |
|
Viza për veprimtari humanitare ose fetare (D/VHF) |
A) Fotokopje e noterizuar të licencës së ushtrimit të veprimtarive humanitare B) Fotokopje e lejes së punës ose certifikatës së regjistrimit për punë C) Deklaratë për motivin e punës nga subjekti i bashkësisë fetare |
|
Viza diplomatike ose vizë shërbimi (D/DS) |
A) Nota verbale nga institucioni B) Ftesën nga institucioni pritës, kur është e nevojshme |
|
Viza për qëllime punësimi stinor(D/PS)
|
A) Ftesë nga pritës B) Fotokopje e noterizuar të kontratës së punës me pritësin në Shqipëri C) Fotokopje e lejes së punës lëshuar nga autoriteti shqiptar D) Dokumenti i cili provon regjistrimin e të huajit në institucionet e vendit të origjinës |
|
Viza për motive humanitare (D/H
|
A) Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi eshtë shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare) B) Dokumente që provojnë motivet humanitare |
|
VIZA E TIPIT C |
DOKUMENTAT E NEVOJSHME NË VARTËSI TË TIPIT DHE QËLLIMIT TË VIZËS |
|
Viza për turizëm (C)
|
A) Dokumentin e rezervimit vajtje-ardhje të biletës; B) Prenotim hoteli ose dokumente ne lidhje me strehimin gjatë qëndrimit; C) Dokumente që provojnë se ka mjete të mjaftueshme financiare për qëndrim dhe kthim në vendin e origjinës; |
|
Viza për turizëm, të organizuar në grupe turistike, të ftuar nga një shoqëri turistike shqiptare(C) |
A) Fotokopje pasaporte; B) Fotokopjen e noterizuar të licencës të shoqërisë turistike shqiptare, e cila fton grupin e huaj turistik; |
|
Vizë për motive shkencore, kulturore, sportive dhe humanitare (C)
|
A) Ftesa nga subjekti pritës; B) Rezervimi i hotelit apo deklarata e mikpritjes; C) Dokumente qe provojnë se ka mjete të mjaftueshme financiare për qëndrim dhe kthim në vendin e origjinës; |
|
Vizë për motive zyrtare (C) |
A) Ftesë nga institucioni pritës; B) Notë verbale nga institucioni ku i huaji është i punësuar; |
|
Vizë për motive mjekësore (C)
|
A) Ftesë nga institucioni pritës; B) Epikrizë (origjinale ose fotokopje) të lëshuar nga një doktor vendas në Shqipëri C) Deklaratë e institucionit spitalor në Shqipëri për detajet e trajtimit mjekësor si dhe subjekti që do t’i mbulojë këto kosto; D) Mjete të mjaftueshme financiare për të mbuluar shpenzimet; E) Sigurim shëndetësor për shoqëruesit e të sëmurit |
|
Vizë për motive profesionale, tregtare dhe biznesi (C)
|
A) Ftesa e nënshkruar nga ftuesi, së bashku me fotokopjen e dokumentit të tij të identitetit (kur pritësi eshtë shtetas i huaj duhet edhe fotokopja e lejes së qëndrimit të lëshuar nga autoritetet shqiptare) B) Dokument që provon veprimtarinë profesionale, tregtare dhe biznesi; C) Dokumente që provojnë statusin juridik të subjektit tregtar; D) Fotokopje e certifikatës së regjistrimit në punë në vartësi të qëllimit të pajisjes me vizë (për vizat nga 60-90 ditë) sipas nenit 73, të ligjit 108/2013 ”Për të huajt”; |
|
Afati i përgjigjes dhe përpunimit të aplikimit
|
Afati i vlerësimit të kërkesës zgjat deri 15 ditë dhe për raste përjashtimore zgjat deri në 30 ditë. |
|
Aplikimi i vizës për fëmijët nën 18 vjeç
|
Aplikimi i vizës për fëmijë nën 18 vjeç bëhet nga njëri ose dy prindërit, ose kujdestari ligjor ose personi që e ka në ngarkim |
|
Rastet kur fëmijët nën 18 vjeç nuk kanë pasaportë
|
Për fëmijet nën 18 vjeç, kur nuk kanë pasaportë personale, viza shënohet në vizën e prindit ose të kujdestarit ligjor, në pasaportën e të cilit është regjistruar apo shënuar. |
|
Përjashtohen nga detyrimi i paraqitjes personale në Ambasadë ose Konsullatë për kategoritë:
|
|
|
Përjashtimi për tu pajisur me vizë për të hyrë dhe qëndruar në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë për 180 ditë
|
a) Shtetasit e huaj që janë të pajisur me një vizë të vlefshme Shengen me shumë hyrje-dalje, me kushtin që kjo vizë të jetë përdorur më parë në njërin nga shtetet e zonës Shengen apo personat të jenë pajisur me leje të vlefshme qëndrimi në njërin nga shtetet e zonës Shengen; b) Shtetasit e huaj që janë të pajisur me vizë të vlefshme me shumë hyrje-dalje apo leje qëndrimi të vlefshme të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe e Irlanda e Veriut, me kushtin që vizat të jenë përdorur më parë në këto shtete; c) Shtetasit e huaj që hyjnë dhe qëndrojnë në shtetet e zonës Shengen pa vizë. |
|
Hapat e procedures
|
FAZA E I 1)Aplikohet online 2) Verifikimi nga konsulli i formularit të aplikimit dhe të dokumenteve dhe procedon me trajtimin paraprak të aplikimit, nga ku:
FAZA E II Kur Konsulli ka pranuar aplikimin e qytetarit dhe është kryer pagesa sipas tarifës përkatëse, procedohet si vijon: 1) Konsulli lajmëron aplikuesin:
Qytetari të paraqitet personalisht për marrjen e vizës (Shënim: Qytetari duhet të marrë me vete pasaportën, të gjitha dokumentet origjinale të aplikimit, formularin e shkarkuar nga aplikimi të firmosur, si dhe faturën origjinale të pagesës)
Konsulli i dërgon/dorëzon qytetarit “Formatin standard online të njoftimit dhe motivimit të refuzimit/anulimit”
|
|
SHËNIM
|
1) Pas refuzimit të vizës i huaji ka të drejtë të riaplikojë vetëm pasi të ketë mbyllur procedurën e apelimit ose pasi të kenë kaluar tre muaj nga data e marrjes së vendimit për refuzim. 2) Marrja e vizës nuk është garanci që të huajit t’i lejohet hyrja në Republikën e Shqipërisë. 3) Të huajit që vjen nga vende të prekura nga epidemi ose sëmundje, në Pikën e Kalimit Kufitar, i kërkohet kartela origjinale e vaksinimit ndërkombëtar. |
|
TARIFA E SHËRBIMIT |
1) Me reciprocitet, në bazë të VKM 513/13; (bashkëlishur lista tek Aneksi) 2) Pa pagesë trajtohen: a) Fëmijët deri 6 vjeç; b) Mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit; c) Anëtarët e organizatave jofitimprurëse nën 25 vjeç, të cilët marrin pjesë në seminare, konferenca, ngjarje sportive, kulturore apo arsimore, të organizuara nga organizatat jofitimprurëse; ç) Nxënësit e shkollave, studentët, studentët pasuniversitare dhe mësuesit shoqërues që synojnë të qëndrojnë për qëllime të studimit ose trajnimit arsimor; d) Studiues që kryejnë kërkime shkencore; e) Studiues, të cilët udhëtojnë për qëllime të kryerjes së kërkimit shkencor në Republikën e Shqipërisë; dh) Raste humanitare; 3) Me tarifë të përgjysmuar trajtohen vizat për fëmijët nga 6-12 vjeç. Pra për fëmijët nga 6-12 vjeç sa gjysma e tarifave të vizave për të rritur.
|
|
APLIKIM |
PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU |

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al