Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

INSTITUCIONET

Çështjet e shtetësisë trajtohen nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Azilit dhe të Huajve, si dhe Shtetësisë. Për rifitimin e shtetësisë shqiptare dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare, shtetasit shqiptarë dhe të huaj, kërkesat mund t’i paraqesin edhe pranë Misioneve Diplomatike ose Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë pranë strukturave vendore përgjegjëse të Policisë së Shtetit, të vendbanimit të personit nëpërmjet aplikimit online në e-albania.

Kur kërkesat për rifitim dhe heqje dorë nga shtetësia shqiptare paraqiten në Misionet Diplomatike/Postet Konsullore të RSh-së, ato përcillen përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtoria e Çështjeve Konsullore, në Ministrinë e Brendshme, Drejtoria e Azilit dhe të Huajve, si dhe Shtetësisë dhe kjo e fundit pas trajtimit i procedon për vendimmarrje pranë Institucionit të Presidentit të Republikës.

MËNYRAT E FITIMIT TË SHTETËSISË-APLIKIMI KRYHET VETËM NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË



Shtetësia shqiptare fitohet me:

a) lindje (info bashkëlidhur pika a)
b) origjinë (info bashkëlidhur pika b)
c) lindje në territorin e Republikës së Shqipërisë (bashkëlidhur pika c)
ç) natyralizim (bashkëlidhur pika ç)
d) birësim (bashkëlidhur pika d)

APLIKIMET QË OFROHEN EDHE NË MISIONET DIPLOMATIKE APO POSTET KONSULLORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË JASHTË

V. Heqje dorë nga shtetësia (bashkëlidhur V)
VI. Rifitimi i shtetësisë (bashkëlidhur VI)

BAZA LIGJORE:

1. Ligji nr. 113/2020 “Për shtetësinë
2. Udhëzimi nr. 65, datë 4.2.2021, “Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm për fitimin, heqjen dorë dhe rifitimin e shtetësisë shqiptare, formën dhe mënyrën e plotësimit të kërkesës, të procedurës për kryerjen e verifikimeve pranë institucioneve përgjegjëse, si dhe të procedurës dhe të dokumentacionit për shtyrjen e afatit për kryerjen e betimit”.

LEJIMI I DY SHTETËSISË

Riftimi dhe heqja dorë nga shtetësia shqiptare bëhet me Dekret të Presidentit të Republikës.
Ligji nr. 113/ 2020 “Për shtetësinë” lejon marrjen e shtetësive të tjera, veç asaj shqiptare. Ligji shqiptar nuk lejon heqjen dorë nga shtetësia shqiptare, kur personat kërkues mbeten pa shtetësi

FORMA DHE MËNYRA E PLOTËSIMIT TË KËRKESËS

1. Kërkesa për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare paraqitet pranë strukturave vendore përgjegjëse të Policisë së Shtetit, të vendbanimit të personit.

2. Aplikimi për fitimin e shtetësisë shqiptare nga shtetas të huaj, bëhet nga vetë kërkuesi (për rastet e fitimit të shtetësisë shqiptare nuk aplikohet nga përfaqësuesi i tij me prokurë të posaçme). Aplikimi për shtetësinë shqiptare është individual, përveç të miturve nën moshën 14 vjeç, për të cilët shprehen prindërit apo kujdestari ligjor i tyre.

3. Kërkesa i drejtohet Presidentit të Republikës dhe duhet të përmbajë: emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, adresën e përhershme, atë të përkohshme, adresën ku pret informim për ecurinë e aplikimit të tij. Në përmbajtje të kësaj kërkese duhet të parashtrohen qartazi arsyet e kërkesës për fitimin e shtetësisë shqiptare, periudha e ardhjes në Shqipëri, profesioni i ushtruar në shtetin e huaj dhe në Shqipëri. Aplikanti duhet të sqarojë në mënyrë të hollësishme, duke përshkruar gjithë veprimtarinë e jetës së tij. Kërkesa nënshkruhet me emër, mbiemër, firmë dhe datë nga aplikuesi.

4. Dokumentet për shtetësinë shqiptare pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin, pa gabime e pa korrigjime në përmbajtjen e tyre. Dokumentet pranohen në formën e tyre origjinale, në përputhje me legjislacionin në fuqi, përveç rasteve kur për dokumentet e ardhura nga jashtë është i pamundur lëshimi i dokumentit origjinal, për shkak të legjislacionit, atëherë pranohen dokumentet e njësuara me akt noterial.

5. Dokumentet e lëshuara nga administrata e shtetit të huaj duhet të jenë të legalizuara secili më vete, në vendin ku ato janë lëshuar, përkthyer në gjuhën shqipe dhe të noterizuara. Data e lëshimit të tyre të mos kapërcejë gjashtë muajt e fundit. Afatet e vlefshmërisë llogariten mbi bazën e datës së pranimit të dokumenteve nga drejtoria e vendore e policisë (ose komisariati i policisë vendore).