Ministria per Evropën dhe Punët e Jashtme

Tarifat konsullore

Tarifat për shërbimet konsullore rregullohen në mbështetje të nenit 11 në  Ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” si dhe të Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Punëve të Jashtme nr.  37, dt. 31.12.2014, “Për përcaktimin e tarifës për shërbimet konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme apo ambasadave tona jashtë vendit”.

I. Tarifat për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit

1. Pasaportë biometrike

–     Belgjikë: 170 €

–     Greqi, Itali :130 €

–     Mbretëria e Bashkuar: 144 GBP

–     SHBA: 240 $

–     Mynih:  170 €

2. Letërnjoftim

–     Belgjikë: 16 €

–     Greqi, Itali :12 €

–     Mbretëria e Bashkuar: 13 GBP

–     SHBA: 18 $

–     Mynih: 16 €

3. Lejekalimi lëshuar nga përfaqësitë: 30 €

II.Tarifat për lëshimin, verifikimin dhe legalizimin e dokumenteve:

1. Certifikatë e çdo lloji lëshuar për shtetasit shqiptarë: 30 €

1a. Certifikatë e gjendjes civile lëshuar nga përfaqësitë (lëshohen vetëm në përfaqësitë në Itali): 20 €

2. Certifikatë e çdo lloji lëshuar për shtetasit e huaj: Reciprocitet

3. Vërtetim i çdo lloji lëshuar për shtetasit shqiptarë: 30 €

4. Vërtetim i çdo lloji lëshuar për shtetasit e huaj: Reciprocitet

5. Verifikimi i dokumentit për shtetasit shqiptarë: 10 €

6. Legalizimi i dokumentit për shtetasit shqiptarë: 15 €

7. Legalizimi i dokumentit për shtetasit e huaj: Reciprocitet

III. Tarifat për lëshimin e akteve noteriale dhe përkthimin e dokumenteve

1. Përpilimi i deklaratave, autorizimeve, testamenteve, garancive dhe prokurave të posaçme : 20 €/faqe

2. Vërtetimi i dublikatave dhe kopjeve: 10 €/faqe

3. Përkthimi i dokumenteve dhe certifikimi i përkthimit: 10 €/faqe

IV. Tarifat e vizave

Tarifat e vizave caktohen me VKM 513/13: Tarifat e vizave për të huajt;

V. Marrje dhe lënie shtetësie

1. Marrje shtetësie: 30 €

2. Lënie shtetësie: 30 €

Tarifa mund të arkëtohet edhe në dollarë ose në monedhën e vendit, duke pasur parasysh kursin e këmbimit në momentin e kryerjes së veprimeve. Pagesat për tarifat kryhen kurdoherë përmes transfertave bankare, me parapagim.