Lajme flash

Video

Foto

Twitter

Shqipëria
në shtëpinë tuaj!

Me qëllim aksesin e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit, në artin, historinë, kulturën dhe traditën shqiptare por dhe promovimin e këtyre vlerave në kuadër të festave të nëntorit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme jua mundëson këtë nëpërmjet rubrikës virtuale: "Shqipëria në Shtëpinë Tuaj".


Situata e vështirë e pandemisë së Covid-19 dhe kufizimet në lëvizjen e zakonshme mes shteteve, ulin mundësinë për ta shijuar dhe realizuar të plotë qëndrimin tuaj në Shqipëri. Tashmë me një klik mund të eksploroni me anë të Turit Virtual 3D rubrikat e edukimit, kulturës, historisë si dhe atraksionet turistike e mrekullitë natyrore me të cilat është bekuar vendi ynë. Imazhet dhe videot më të veçanta të muzeve apo galerive, të trashëgimisë dhe aseteve tona kombëtare në desktopin apo smartphone-in tuaj, duke shërbyer në këtë mënyrë si një urë lidhëse informacioni dhe dije, mes gjeneratave.

Shqipëria më pranë jush.
Vizitë të këndshme!