Aplikim për Asistencë të përgjithshme

Përshkrimi

– Ruajtja e interesave të shtetasve shqiptarë, persona fizikë dhe juridik, në territorin e shtetit të vendqëndrimit, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e atij shteti;

– Ruajtja të interesave të të miturve dhe të të paaftëve, shtetas shqiptarë, sidomos kur për ta kërkohet vendosja e një kujdestarie, në përputhje me ligjet,rregulloret e shtetit pritës dhe aktet ndërkombëtare në fuqi;

– Rekomandimi i avokatëve dhe përkthyesve të liçensuar kur shtetasi shqiptar ka nevojë apo i përkthyesve të liçensuar;

– Sqarimi i shtetasve shqiptarë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që u dalin bazuar në legjislacionin e vendit.

Dokumentacioni i nevojshëm

1) Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti biometrike)

2) Dokumenta të tjera (që i vijnë në ndihmë çështjes)

Hapat e procedurës

Aplikohet Online tek sistemi nga qytetari

Qytetari merr përgjigje me email ose telefon

Tarifa e

shërbimit

Falas

Afatet e përgjigjes

Në varësi të rrethanave

Shënime

-Përfaqësitë konsullore mbajnë një listë të avokatëve dhe përkthyesve të liçensuar në juridiksionin që mbulojnë.

-Konsujt duhet të kenë informacionin e nevojshëm mbi legjislacionit vendas për t’i udhëzuar shtetasit tanë për probleme të ndryshme.

 

Aplikim

VAZHDO APLIKIMIN Kliko ketu