Aplikim për Autentifikim nënshkrimi

Aplikim për Autentifikim nënshkrimi
PërshkrimiVërtetimi i autenticitetit të nënshkrimit të dokumentit të lëshuar nga funksionarë, autoritetet shqiptare apo autoritetet e vendit në juridiksionin që mbulon përfaqësia diplomatike apo konsullore, si dhe autentifikimi i nënshkrimit të shtetasve shqiptarë
Dokumentacioni i nevojshëm 1) Dokument identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti biometrike;
2) Dokumenti origjinal i nënshkruar;

3) Mandat pagesa
Hapat
e procedurës
1)Aplikimi online
2)Verifikimi online nga konsulli

3)Komunikimi i konsullit tek qytetari për tu paraqitur në Përfaqësi

4) Vërtetimi i autenticitetit të nënshkrimit pasi është bindur që nënshkrimi është i rregullt;
Tarifa e
shërbimit
20 euro ose
Tarifa ekuivalente në monedhën vendase
Afatet e përgjigjes dhe vlefshmëria -Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari
ShënimeNë rastet kur konsulli nuk është i bindur për ligjshmërinë dhe vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasi, ai kryen procedurat e verifikimit të tyre nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti;
Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas;
Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen, si çdo dokument tjetër i huaj.
APLIKIM PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU