APLIKIM PËR ÇERTIFIKATË LINDJE

APLIKIM PËR ÇERTIFIKATË LINDJE-VETËM PËR SHTETET: AUSTRI, BULLGARI, ÇEKI, HUNGARI, KOSOVË, KROACI, JAPONI, MAL I ZI, RUMANI, SLLOVAKI, ZVICËR, TURQI
PërshkrimiKërkesa për pajisje me Certifikatë Lindje nga ana e shtetasve shqiptare rezident në Austri, Bullgari, Çeki, Hungari, Kosovë, Kroaci, Japoni, Mal i Zi, Rumani, Sllovaki, Zvicër, Turqi
Dokumentacioni i nevojshëm
- Dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare)
- Kartë identiteti e shtetit rezident, ku shënohet vendbanimi ose certifikatë rezidence lëshuar nga komuna ose deklaratë personale për vendbanimin e lëshuar nga komuna ose kopje kontrate banimi e vlefshme jo më pak se 12 muaj (e noterizuar)
Hapat
e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për certifikatë lindje ”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues
- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"
- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat në formularin elektronik dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo moment)
- Ndiqni procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë
- Me anë të e-mail-it do të njoftoheni për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin me postë
Tarifa e
shërbimit
20 euro
Periudha e vlefshmërisë6 muaj
APLIKIMPËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU