Aplikim për Deklaratë noteriale

Aplikim për Deklaratë noteriale
PërshkrimiLëshimi i deklaratave të ndryshme para konsullit
Redaktimi i deklaratave të kërkuara nga persona të interesuar
Dokumentacioni i nevojshëm 1) Dokument identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti biometrike;
2) Dokumente mbështetëse, nëse do të kërkohen, që konfirmojnë rregullshmërinë ligjore të deklaratës së kërkuar;

3) Mandat pagesa
Hapat
e procedurës

1)Aplikimi online
2)Verifikimi online nga konsulli

3)Komunikimi i konsullit tek qytetari për tu paraqitur në Përfaqësi

4) Konsulli përpilon deklaratën në dy kopje origjinale;

5) Nënshkrimi i deklaratës nga konsulli dhe personi i interesuar;

6) Njëra deklaratë i dorëzohet personit të interesuar;

Rregullat Lëshohen lloje të ndryshme deklaratash, p.sh.
Deklartë për njohje fëmije;

Deklaratë për pajisje fëmije me pasaportë;

Deklaratë për udhëtimin e fëmijëve, me njërin nga prindërit apo me të afër të familjes

Deklaratë për të ardhurat (p.sh.studentët);

Deklaratë pensioni etj.
Tarifa e
shërbimit
20 euro ose
Tarifa ekuivalente në monedhën vendase
Afatet e përgjigjes dhe vlefshmëria-Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari.
-5 ditë
ShënimeNë rastet kur konsulli nuk është i bindur për ligjshmërinë e deklaratës së kërkuar, kryhet verifikimi i të dhënave të përmbajtjes së saj përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti;
Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas;
Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen.
APLIKIMPËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU