Aplikim për Lënie Shtetësie Shqiptare

Aplikim për Lënie Shtetësie Shqiptare

APLIKIM PËR LËNIE SHTETËSIE SHQIPTARE

Përshkrimi

Heqja dorë nga shtetësia shqiptare, në rast se është marrë një shtetësi tjetër ose është marrë premtimi për marrjen e një shtetësie tjetër.

Dokumentacioni i nevojshëm

1) Kërkesa e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë

2) Premtimi nga autoriteti kompetent i shtetësisë tjetër ose dokument shtetësie origjinal, marrë në vendin përkatës

3) Certifikata e lindjes e aplikuesit

4) Dëshmi penaliteti

5) Vërtetim nga gjykata e rrethit

6) Vërtetim nga prokuroria

7) Vërtetim nga zyra e përmbarimit

8) Certifikatë e gjendjes familjare në shtetin ku banon

9) Deklarata noteriale e të dy prindërve, ku të shprehet pëlqimi i tyre për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare e fëmijëve të tyre të moshës së mitur

10) Dokumenti që vërteton vendbanimin e tij në shtetin premtues të shtetësisë tjetër

11) Mandat pagesa

Hapat

e procedurës

1)Aplikimi online

2)Verifikimi online nga konsulli

3)Komunikimi i konsullit tek qytetari për tu paraqitur në Përfaqësi

4)Paraqitja e dokumentacionit origjinal personalisht nga aplikuesi

5)Fillimi i shqyrtimit të praktikës nga autoritetet kompetente (MPB,Presidenca)

6)Njoftimi i konsullit tek qytetarit në përfundim të mbylljes së praktikës dhe dhënies së vendimit nga autoritetet kompetente

Tarifa e

shërbimit

30 euro ose

Tarifa ekuivalente në monedhën vendase

Afatet e përgjigjes

3 muaj

Rregullat

  • Të gjitha dokumentet e lëshuara në Republikën e Shqipërisë pranohen kur janë nënshkruar nga titullari i institucionit, që i lëshon ato. Nuk ka nevojë për vule apostile apo legalizimi në MPJ Tiranë.
  • Për aplikuesit e martuar, në dokumentet e lëshuara nga zyrat e gjykatës, prokurorisë, përmbarimit, njësisë administrative dhe ato të gjendjes gjyqësore, duhet të figurojnë të dy mbiemrat, në se aplikuesi/ja e ka marrë edhe mbiemrin e bashkëshortit/es.
  • Aplikimet për shtetësinë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve minorenë, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
  • Të gjitha dokumentet që përmenden më sipër, pranohen kur janë origjinale (përveç atyre që janë përcaktuar fotokopje), të legalizuara, secili më vete sipas legjislacionit në fuqi.
  • Pranohen dokumente të lëshuara, jo më shumë se tre muajt e fundit, nga data e aplikimit.
  • Dokumenti i premtimit të shtetësisë tjetër, pranohet me afat kohor jo më shumë se dy vitet e fundit.

 

 

Shënime

  • Aplikimet për lënien e shtetësisë shqiptare janë individuale, veç atyre të shtetasve të mitur, për të cilët shprehen prindërit e tyre.
  • Të gjitha dokumentet e lëshuara në Shqipëri apo në vende të tjera pranohen kur janë në harmoni të plotë me njëri tjetrin, pa gabime e korrigjime.
  • Të gjitha dokumentet sigurohen nga vetë të interesuarit.

APLIKIM

PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KËTU