Aplikim për Njësimin e kopjes me origjinalin

Aplikim për Njësimin e kopjes me origjinalin
PërshkrimiNjehsimi i kopjeve të dokumenteve të lëshuara nga autoritetet shqiptare ose autoritetet e vendit pritës me origjinalin
Dokumentacioni i nevojshëm 1) Dokument identifikimi, pasaportë ose kartë identiteti biometrike;
2) Dokumenti origjinal i nënshkruar, i vlefshëm dhe i lëshuar nga autoriteti përgjegjës;

3) Mandat pagesa
Hapat
e procedurës
1)Aplikimi online
2)Verifikimi online nga konsulli

3)Komunikimi i konsullit tek qytetari

4) Vërtetimi i njehsimit të kopjes me origjinalin pasi është bindur që është i rregullt;
Tarifa e
shërbimit
20 euro ose
Tarifa ekuivalente në monedhën vendase
Afatet e përgjigjes dhe vlefshmëria -Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari ose dërgohet me postë
Shënime

Në rastet kur konsulli nuk është i bindur për ligjshmërinë dhe vërtetësinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasi, ai kryen procedurat e verifikimit të tyre nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti;
Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas;
Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen.
APLIKIMPËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU