APLIKIM PËR PASAPORTË DHE KARTË IDENTITETI

Aplikim për Pasaportë dhe Kartë Identiteti
PërshkrimiPajisja e shtetasve shqiptarë me pasaportë biometrike dhe ID
Dokumentacioni i nevojshëm
Aplikon për herë të parë
Pajisja me kartë identiteti dhe pasaportë (për shtetasit mbi 16 vjeç).

(Lëshohet pasaportë dhe kartë identiteti, vlefshmëria 10 vjet)

– Pasaportë e modelit të vjetër

– Leje për drejtim automjeti, model elektronik (model i ri), nëse ka

– Dokument tjetër mbështetës i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës (nëse ka)



Pajisja me pasaportë biometrike (për shtetasit nën 16 vjeç)

(Lëshohet vetëm pasaportë, vlefshmëria 5 vjet)

– Çertifikatë familjare ose

– Çertifikatë lindje

– Pasaportë e modelit të vjetër (nëse ka)

– Dokument tjetër mbështetës i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës (nëse ka)

Ka skaduar pasaporta dhe karta e identitetit
Rinovimi kur ka skaduar afati i dokumentit
– Pasaporta dhe karta e identitetit e skaduar

Ka humbur vetëm pasaportën
Ripajisje kur ka humbur vetëm pasaporta
– Kartën e identitetit shqiptare

– Dokument tjetër i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës dhe/ose

– Pasaportë e modelit të vjetër

-Çertifikatë familjare dhe/ose

– Çertifikatë lindje

– Denoncimi për humbjen e pasaportës në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja (legalizuar dhe përkthyer)

Ka humbur dokumentet pasaportë dhe kartë identiteti
Ripajisje kur ka humbur pasaporta dhe karta e identitetit
– Pasaportë e modelit të vjetër dhe/ose

– Leje për drejtim automjeti, model elektronik (model i ri) dhe/ose

– Dokument tjetër i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës

– Denoncimi për humbjen e dokumentit (kartë identiteti dhe pasaporta) në organet policore të vendit ku ka ndodhur humbja

Ka dëmtuar pasaportën
ripajisje kur duhet zëvendësuar pasaporta e dëmtuar ose kur janë plotësuar të gjithë fletët e saj.
– Pasaporta dhe karta e identitetit të dëmtuar
Hapat
e procedurës
Hapat e procedurës për kartën e identitetit dhe pasaportën (për shtetasit mbi 16 vjeç).
1) Paraqitja personale dhe verifikimi i identitetit

2) Konfirmimi i të dhënave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile

3) Marrja e fotos dixhitale

4) Skanimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve

5) Depozitimi i nënshkrimit elektronik

6) Rimarrja e shenjave biometrike për tërheqjen e ID

Hapat e procedurës për pasaportë biometrike (për shtetasit nën 16 vjeç)

1) Paraqitja personale (shtetasi nën 16 vjeç shoqërohet të paktën nga njëri prind, ose nga kujdestari ligjor ose nga një përfaqësues i caktuar me prokurë të posaçme) dhe verifikimi i identitetit

2) Konfirmimi i të dhënave me Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile;

3) Marrja e fotos dixhitale

4) Skanimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve

5) Depozitimi i nënshkrimit elektronik (nënshkruan prindi kur femija nuk mund të shkruajë)
Tarifa e
shërbimit
Karta ID Pasaport Biometrike
1) Greqi, Itali: 12 euro 1) Greqi, Itali: 130 euro
2) Bruksel: 16 euro 2) Bruksel: 170 euro
3) Angli: 13 paund 3) Angli: 144 paund
4) Mynih: 16 euro 4) Mynih: 170 euro
5) SHBA: 18 $ 5) SHBA: 240 $
Përfaqësitë ku aplikohet 1) Ambasadat e RSH: Athinë; Romë; Londër; Bruksel.
2) Konsullatat e Përgjithshme: Selanik; Milano, Mynih.

3) Zyra konsullore: Pranë Misionit të RSH-së, Nju Jork.

Afatet e përgjigjes 20 deri 30 ditë
ShënimeNëse një shtetas ka bërë aplikimin për ID në Shqipëri dhe nuk e ka tërhequr dot për arsye të ndryshme, atëherë ai duhet të paraqitet në një nga përfaqësitë, të bëjë një deklaratë para konsullit për anullimin e aplikimit të bërë në Shqipëri dhe lejohet të aplikojë vetem pas marrjes së miratimit nga ALEAT.
Për fëmijet tërheqja e pasaportës bëhet nga prindi, kujdestari ligjor ose nga një përfaqësues i caktuar me prokurë të posaçme).
APLIKIMPËR TË VIJUAR ME APLIKIMINKLIKO KETU