Aplikim për Procesverbal

Aplikim për Procesverbal
PërshkrimiLëshimi i procesverbaleve, për të dokumentuar ndodhi apo procese të ndryshme
Dokumentacioni i nevojshëm 1) Dokument identifikimi si pasaportë ose kartë identiteti biometrike;
2) Dokumente mbështetëse për lëshimin e procesverbalit, nëse do të jetë e nevojshme;

3) Paraqitja e të dhënave të nevojshme për ndodhinë apo procesin për të cilin kërkohet procesverbali;

4) Mandat pagesa
Hapat
e procedurës
1)Aplikimi online
2)Verifikimi online nga konsulli

3) Paraqitja personalisht e personit të interesuar para konsullit ku bëhet verifikimi i identitetit të tij;

4) Verifikimi i të dhënave për ndodhinë apo procesin, për të cilin kërkohet dokumentimi me procesverbal;

5) Konsulli përpilon procesverbalin në dy kopje origjinale;

6) Nënshkrimi i procesverbalit nga konsulli dhe personi i interesuar;

7) Njëra nga procesverbalet i dorëzohet personit të interesuar;
RregullatLëshohen lloje të ndryshme deklaratash, p.sh. Procesverbal për njohje atësie,
Tarifa e
shërbimit
20 euro ose
Tarifa ekuivalente në monedhën vendase
Afatet e përgjigjes dhe vlefshmëria -Lëshimi bëhet në momentin që paraqitet i interesuari.
-5 ditë
ShënimeNë rastet kur konsulli nuk është i bindur për ligjshmërinë e procesverbalit të kërkuar, kryhet verifikimi i të dhënave të përmbajtjes së saj përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme ose Institucioneve të vendit ku është lëshuar dokumenti;
Në vendet që nuk ka Ambasadë apo Konsullatë shqiptare, të interesuarit i drejtohen noterëve vendas;
Për t’u njohur nga autoritetet në Shqipëri vërtetimet e noterëve vendas duhet të legalizohen ose apostilohen.
APLIKIMPËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU