APLIKIM PËR REGJISTRIM FËMIJE

APLIKIM PËR REGJISTRIM FËMIJE
Përshkrimi Regjistrimi i fëmijëve shqiptarë të lindur jashtë shtetit.
Dokumentacioni i nevojshëm 1) Akti i lindjes së fëmijës, lëshuar nga autoritetet e huaja, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile;
2) Përkthimi i aktit të lindjes, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile;

3) Pëlqimi me deklaratë noteriale të prindit të huaj, nëse ka, për lejimin e regjistrimit të fëmijës në Shqipëri;

4) Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi, të Prindërve
Hapat
e procedurës
1) Aplikimi online
2) Paraqitja e dokumenteve me prezencë personale ose me postë;

3) Verifikimi i ligjshmërisë së dokumentacionit nga nëpunësi konsullor;
Tarifa e
shërbimit
Falas
Afatet e përgjigjes 3 muaj
ShënimeDeklarata noteriale apo Deklarata prindërore mund të formulohet para konsullit (shih aktet noteriale).
Përkthimi mund të bëhet në përfaqësinë diplomatike dhe konsullore (shih përkthimi i dokumenteve).
Akti i lindjes së spitalit, pa emër fëmije (bebe) duhet të legalizohet ose apostilohet nga autoritetet kompetente të huaja.
APLIKIM PËR TË VIJUAR ME APLIKIMINKLIKO KETU