Fatkeqesite natyrore dhe kontributi i diplomacise shqiptare ne perballimin e tyre,vitet ’20-’30-te te shekullit XX

Shqiperia eshte prekur disa here nga termetet, fatkeqesi natyrore qe kerkojne konributin e te gjithe per tu perballuar. Ne cdo rast roli i diplomacise shqiptare ka qene i pazevendesueshme me profesionalizmin dhe funksionimin e gjithe perfaqesive te saj diplomatike e konsullore te akredituara jashte vendit. Kete rol, ne forma te ndryshme, e gjejme qe ne periudhat e hershme te ndertimit dhe funksionimit te sherbimit te jashtem shqiptar.

10 dhjetor 1920 ne Tepelene e Elbasan brenda 24 oreve ndodhen 14 lekundje termeti. Ne Elbasan u shenuan tre viktima dhe 5 te plagosur, si dhe u demtuan krejteisht 770 shtepi. Meqenese qeveria shqiptare e dale nga Kongresi i Lushnjes, janar 1920, akoma nuk ishte njohur nderkombetarisht, Ministria e Jashtme Shqiptare  shfrytezoi ataresimin e Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve (17.12.1920) me seli ne Gjeneve per te hyre ne kontakt me Kryqin e Kuq Nderkombetar me qender po ne Gjeneve per te siguruar mbeshtetjen e nevojshme per te perballuar pasojat e kesaj fatkeqesie natyrore. Me kerkesen e delegacionit shqiptar ne Lidhjen e Kombeve, Kryqi i Kuq Nderkombetar iu drejtua Kryqit te Kuq te disa shteteve te cilat u angazhuan per te ndihmuar Shqiperine ne nje situate te tille. Nga ana e tij delegacioni shqiptar prane Konferences se Ambasadoreve Paris 1921, iu drejtua miqve potenciale te Shqiperise ne Londer e Paris per te lobuar prane kryetareve te delegacioneve te shteteve anetare te Lidhjes se Kombeve, apo shoqatave bamirese  per te ofruar ndihma ushqimore per Shqiperine e dale nga Lufta e Pare Boterore dhe e goditur me pas nga termeti. MPJ koordinoi gjithe korrespondencen me kolonite shqiptare jashte qe iu pergjigjen pozitivisht  ketij lobingu, si dhe kreu lidhjen me institucionet e tjera shqiptare qe keto ndihma,  qe u percollen nepermjet saj, te shkonin ne destinacion.

Ne vitin 1922, termeti goditi Korcen.  Tashme kishte filluar njohja e qeverise shqiptare dhe po funksiononin konsullatat e para shqiptare. Koordinimi i punes nga MPJ eshte i institucionalizuar kryesisht me kolonite shqiptare jashte vendit. Nder te parat qe ofroi ndihme financiare ishte kolonia e shqiptareve te Aleksandrise qe derguan ndihma financiare per zonat e prekura. Me pas ne v.1922 shqiptaret e Amerikes e Shoqeria “Vatra” ofruan ndihma materiale, veshje dhe ilace per spitalet ku mjekoheshin te demtuarit,  per te prekurit nga termeti ne Elbasan e ne Tepelene.

Ne v.1922 u krijua Kryqi i Kuq Shqiptar, dhe MPJ  nepermjet perfaqesuesit te saj ne Gjeneve koordinoi dhe vendosi komunikimin e tij me Kryqin e Kuq Nderkombetar ne Gjeneve. Njesoj vepruan edhe perfaqesuesit diplomatike shqiptare ne shtetet e tjera duke i krijuar hapesira aktivitetit bashkepunues te Kryqit te Kuq Shqiptar ne rast fatkeqesish. Rastet ishin te shumta kur shqiptare jashte vendit, te cilet individualisht kerkonin te ndihmonin ne kete fatkeqesi, i drejtoheshin perfaqesive shqiptare jashte vendit ose direkt MPJ. Kjo e fundit koordinonte te gjithe procesin me institucionet shqiptare derisa ndihma mberrinte ne destinacion.

Ne fund te vitit 1926 nje termet preku gjithe Shqiperine, por ne Durres e Kavaje pati deme.Tashme legatat e konsullatat shqiptare ishin te vendosura ne disa shtete te Evropes dhe ne Uashington.  Interesimi i opinionit dhe medias nderkombetare per pasojat e kesaj fatkeqesie u adresua prane legatave dhe konsullatave  shqiptare jashte vendit. Nga ana tjeter  MPJ kerkoi prane ambasades italiane ne Tirane  personel ndihmes  dhe materiale logjistike per te kryer kerkimin e njerezve qe kishin humbur jeten ne rrenoja. Ambasadat shqiptare nisen drejt Kryqit te Kuq Shqiptar ndihmat qe siguruan prane kolonive shqiptare ne vendet ku ishin akredituar. E prekur disa here nga fatkeqesite natyrore, ne qershor te vitin 1927, qeveria shqiptare,  miratoi  “Rregullore mbi menyren e mbledhjes se ndihmave ne rast fatkeqesish”, ku si dite donacioni u caktuan ditet e festave kombetare , festat fetare,   dhe  ditet e shpalluar si “Dite Solidariteti”.

MPJ koordinoi edhe ndihmat qe populli shqiptar do dhuronte per fqinjet qe vuajten te njejtat pasoja nga fatkeqesi te tilla natyrore, sic ndodhi ne v.1928 me termetin e fuqishem qe preku Bullgarine. Shume shqiptare te pasur derguan donacione financiare per te demtuarit nepermjet legates shqiptare ne Sofie

Ne 21 nentor 1930 termeti goditi bregdetin e jugut te Shqiperise, fshatrat Terbec, Bratej, Dhermi, Palase, Dukat, Lepenice, Tragjas, Vranishte e Llogara, rrethinat e Vlores. duke shkatuar 30 viktima e mbi 100 te plagosur, mbi 500 shtepi te demtuara, e rreth 6000 veta te pastrehe. Ne 1931 termeti goditi perseri Korçen. MPJ njoftoi me Qarkore urgjente te gjithe trupin e saj diplomatik per te filluar menjehere fushaten sensibilizuese  ne vendet ku ishin akredituar per te siguruar ndihma e mbeshtetje per te prekurit nga kjo fatkeqesi.  Propozohej te perdorej shtypi i vendit per te bere te ditur lajmin dhe pasojat e shkaktuara, per te terhequr vemendjen e shqiptareve me banim atje, miqve te Shqiperise, filantropeve dhe qeverive te ketyre vendeve. Ishte Italia fqinje qe u pergjigj e para duke ofruar mundesi strehimi –cadra- per 2000 persona  si dhe dergoi ne Shqiperi nje mision te Kryqit Kuq italian per ndihme, ne perberje te te cilit ndodheshn mjeke e oficere,  bashke me ndihma materiale per te demtuarit. Njekohesisht u pergjigj edhe Kryqi i Kuq jugosllav me ndihme financiare, dashamires te Shqiperise-anetare te Alpine Garden Society ne Londer qe kishin gjetur shume lehtesira nga shteti shqiptar dhe bujari nga populli shqiptar ne udhetimet e tyre ne Shqiperi. Ofruan ndihma shqiptaret e Bukureshtit, studente e artiste, Kryqi i Kuq amerikan, Kryqi i Kuq aglez, shqiptaret me banim ne vise te ndryshme te Greqise, ne Aleksandri,etj. Te gjitha ndihmat u administruan nga “Komisioni per  mbledhur ndihma per te mjerumit e termetit te Vlores” i drejtuar nga Musa Juka-Minister i Brendshem.

Disa perfaqesi diplomatike i kthyen shtetit shqiptar fondet e e alokuara per festen kombetare-28 nentor- qe te shkonin per ndihme tek te prekurit dhe moren persiper qe te organizonin vete bashke me shqiptaret e tjere ceremoni te thjeshta ne nder te kesaj dite dhe me pas lutje per solidaritet me popullin shqiptar. I gjithe ky aktivitet propogandues e koordinues sensibilizoi opinionin nderkombetar per t’iu gjetur afer Shqiperise ne dite te veshtira te fatkeqesive te medha natyrore.

Fatkeqesite natyrore dhe kontributi i diplomacise shqiptare ne perballimin e tyre Dokument