FILLESAT E SHERBIMIT KONSULLOR TE SHTETIT SHQIPTAR

Dy qeverite shqiptare qe u krijuan pas Luftes se Pare Boterore, qeveria e Durresit-dhjetor 1918 dhe ajo e Lushnjes –janar 1920, pavaresisht vullnetit te tyre per te hyre ne marredheniet nderkombetare,  nuk kishin mundur te njiheshin nga qeverite e tjera.  Arsyet e refuzimit kishin qene mungesa e stabilitetit te brendshem, dilemat qe vazhdonin  tek nderkombetaret per statusin  e shtetit shqiptar, apo edhe  pretendimet e fqinjeve ndaj territoreve shqiptare. Megjithate, per te qene me afer zhvillimeve ne vend  e per te marre sa me shume informacion objektiv, shume nga qeverite e huaja kishin sjelle ne Shqiperi perfaqesues  te tyre  ne nje forme jo zyrtare, por qe kishin marredhenie de facto me qeverine shqiptare. Ata qendronin ne qytetet kryesore te Shqiperise. Edhe shteti shqiptar per te fuqizuar lobimin prane qeverive te Fuqive te Medha  per njohejn e qeverise shqiptare dhe rikonfirmimin e statusit te shtetit shqiptar si shtet i pavarur e sovran,  kishin derguar perfaqesues jozyrtare ne kryeqytetet e Fuqive te Medha si ne Londer, Rome, Uashington, ndersa ne Paris kete funksion e kryente delegacioni shqiptar qe ndiqte punimet e Konferences se Paqes. Per shkak te pengesave  qe u dilnin shtetasve shqiptare  me banim jashte per te udhetuar, ose per tu kthyer ne atdhe per shkak te mungeses se pashaportave te pershtatshme , lindi nevoja qe te kishte perfaqesues te shtetit shqipatr  jo vetem ne vendet me peshe ne politken nderkombetare, por  edhe ne vendet  ku banonin shume  shqiptare.  Qe nga pranvera e vitit 1920 filluan te hapen Zyrat legale te Pasaportave, te cilat pas vendimit te Konferences se Ambasadoreve  9 nentor 1921, qe konfirmoi statusin dhe kufijte e shtetit shqiptar u kthyen ne konsullata e legata. Zyrat e delegacionit shqiptar ne Paris filluan te kryenin edhe sherbimet e para konsullore per shqiptaret me banim ne France.

Shtyse per hapjen e Zyrave te Pashaportave qe do paisnin shqiptaret me nje format te njejte pashaporte shqiptare  per udhetime jashte, ishin jo vetem kerkesat e shumta qe vinin nga shqiptaret ne bote qe kerkonin te udhetonin ne Shqiperi, por edhe  rrethana te tjera:

Pashaportat qe leshonin konitetet e kolonive shqiptare ne bote nuk njiheshin me nga shtetet e huaja, sidomos pas pranimit te Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve-dhjetor 1920..

Nuk njiheshin me gjithashtu pashaportat qe nxirreshin nga prefektura te ndryshme ne vend per banoret e saj, por kerkohej qe ato te leshoheshin nga autoritetet qendrore ne vend.

Deri para pranimit te Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve, shpesh kete rol e kishin marre konsullatat italaine,. Tani qeveria italiane nuk i shihte me  shqiptaret si shtetas qe ndodheshin nen mbrojtjen e saj, por si nenshtetas te nje shteti te lire.

Me hapjen e ketyre Zyrave, nga pranvera e v.1920 deri ne fund te v.1921, prane qeverise shqiptare mberriten kerkesat e para nga shqiptare me banim jashte qe te emeroheshin  si Agjent Konsullor ose I Ngarkuar me Zyren e Pashaportave shqiptare

Pranimi i Shqiperise ne Lidhjen e Kombeve dhjetor 1920, pa u konfirmuar akoma statusi i shtetit te pavarur,  detyroi shtetin shqiptar te hapte ne janar 1921 nje zyre perfaqesuese edhe ne Gjeneve ku ndodhej selia e Lidhjes.  Eugen Pittardi, nenshtetas zviceran , mik i Shqiperise,  me pelqimin e Keshillit te Nalte, emerohet Konsull i pare i Pergjithshem i Nderit i shtetit shqiptar ne Gjeneve. Shpenzimet e shtepise i paguante shteti shqiptar.

Zyrat e Pasaportave do te funksiononin per te mbrojtur interesat e shtetasve shqiptare ne nje periudhe tranzitore,1919-1921 kur ekzistonte nje qeveri shqiptare, por qe akoma nuk njihej nga nderkombetaret, dhe perben fillesat e sherbimit konsullor shqiptar.

Fillesat e sherbimit konsullor te shtetit shqiptar