KONTRIBUTI I SHTETIT SHQIPTAR PËR PËRFAQËSIMIN NË GJENEVË TË SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI, 1930-1931

Duke shfrytëzuar statusin e anëtarit të Lidhjes së Kombeve që nga viti 1920, qeveritë shqiptare të kohës dhe Delegacioni i Përhershëm i Shqipërisë pranë Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, shfrytëzuan çdo mundësi ligjore që zëri i shqiptarëve me banim në Jugosllavi të dëgjohej në organizmat vendimmarrëse. Këto përpjekie ishin pjesë e platformës së politikës së jashtme shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve me banim jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar.

Një situatë e tillë paraqitet në v.1930. Përfaqësuesi i Shqipërisë pranë Lidhjes së Kombeve, diplomati Lec Kurti,  nga kontaktet e tij personale  mori dijeni për përpjekiet që po bënte delegacioni hungarez  në Lidhjen e Kombeve, në bashkëpunim me personalitete të politikës  hungareze, që të hapte një Zyrë Politike në Gjenevë ku të përfaqësoheshin pakicat hungareze në rajon. Në kushtet e fillimit të viteve ’30-të ku në Evropë po shfaqej  rreziku i nacionalizmit, kjo Zyrë do të punonte për mbrojtjen e të drejtave të pakicave hungareze në përputhje me traktatet ndërkombëtare, si dhe do të lobonte me mjete ligjore tek shtetet anëtare e vendimmarrëse në Lidhjen e Kombeve që problemet e tyre të diskutoheshin në këtë organizëm ndërkombëtar, i vetmi i këtij lloji në këtë periudhë.  Shpenzimet do të përballoheshin nga vetë pakicat që do të përfaqësoheshin në këtë Zyre . Kjo Zyre do i bënte thirrje të gjitha pakicave në Evropë për tu përfaqësuar.

Lec Kurti që nga korriku 1930  nuk ndërpreu asnjëherë kërkesën e tij pranë qeverisë shqiptare që  të siguronte miratimin e saj  për mbeshtetjen e pjesemarrjes të përfaqësuesve të shqiptarëve në Jugosllavi në këtë Zyre, dhe shteti shqiptar të merrte përsipër shpenzimet financiare të Zyrës dhe qëndrimit në Gjeneve . Madje Lec Kurti propozonte  shkrirjen e postit të tij në Gjenevë, duke ja kaluar Legatës shqiptare në Paris mbulimin e punimeve në Lidhjen e Kombeve, dhe këto kursime ti kalonin pjesëmarrjes së përfaqësuesit(ve) të shqiptarëve në Jugosllavi në Zyrën Politike të pakicave në Gjenevë. Kjo këmbëngulje u finalizua në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.14, dt.12.1.1931, i cili miratoi propozimin e MPJ dhe mbulimin e shpenzimeve financiare për pjesëmarrjen e shqiptarëve të Jugosllavisë në këtë Zyrë nga buxheti i MPJ për mbrojtjen e të drejtave të tyre politike e humanitare. Qeveria shqiptare inkurajoi realizimin e kësaj ndërmarrjeje.

Kontributi i shtetit shqiptar për përfaqësimin në Gjenevë të shqiptarëve në Jugosllavi, 1930-1931, Faqe 1

Kontributi i shtetit shqiptar për përfaqësimin në Gjenevë të shqiptarëve në Jugosllavi, 1930-1931, Faqe 2

Kontributi i shtetit shqiptar për përfaqësimin në Gjenevë të shqiptarëve në Jugosllavi, 1930-1931, Faqe 3

Kontributi i shtetit shqiptar për përfaqësimin në Gjenevë të shqiptarëve në Jugosllavi, 1930-1931, Faqe 4

Kontributi i shtetit shqiptar për përfaqësimin në Gjenevë të shqiptarëve në Jugosllavi, 1930-1931, Faqe 5

Kontributi i shtetit shqiptar për përfaqësimin në Gjenevë të shqiptarëve në Jugosllavi, 1930-1931, Faqe 6

Kontributi i shtetit shqiptar për përfaqësimin në Gjenevë të shqiptarëve në Jugosllavi, 1930-1931, Faqe 7

Kontributi i shtetit shqiptar për përfaqësimin në Gjenevë të shqiptarëve në Jugosllavi, 1930-1931, Faqe 8