Në perfundim te Luftes se Pare Boterore, Gjermania u cilesua nga Konferenca e Paqes ne Versaje, 1919, si “war guilty”, pavaresisht se tani ajo perfaqesohej nga nje rregjim republikan qe kishte zevendesuar rregjimin perandorak qe futi vendin ne lufte. Perandoria gjermane ishte shperbere nga humbja ne lufte, por edhe nga revolucioni popullor qe ndodhi brenda vendit ne perfundim te luftes. Mbajtja e nje cilesimi te tille si “fajtore per luften” ishte mjaft e rende per rregjimin e ri republikan, pasi shoqerohej me reparacione, shlyerje borgjesh, kufizime ne forca te armatosura, financa etj, e mbi te gjitha tek prestigji i saj nderkombetar. Per arsye te sigurise se saj, Franca ishte shume e vendosur qe Gjermania te shlyente detyrimet qe i rridhnin nga vendimet e Versajes.
Nderkohe qe ne lindje fuqizohej shteti sovjetik dhe bolshevizmi, Evropa Perendimore, kryesisht Britania e Madhe, por edhe Franca, ishte e interesuar te kishte nje Gjermani te fuqishme dhe bashkepunuese, qe jo vetem te shmangej nje marreveshje Berlin-Moske, por edhe te sherbente si pengese per shtrirjen e influences sovjetike ne kontinentin e vjeter. Ishte Londra zyrtare qe nxiti dhe hyri garant ne arritjen e Marreveshjes se Lokarnos , tetor 1925, midis Frances dhe Gjermanise, qe korrigjonte pasojat e disa vendimeve te Konferences se Versajes per Gjermanine. Ne kete marreveshje Gjermanise i ishte premtuar edhe pranimi i saj ne Lidhjen e Kombeve. Lokarno krijoi nje fryme te re pajtimi ne Evrope, fryme qe u mbeshtet dhe u shfrytezua nga dy ministrat e jashtem , ai francez Briand dhe ai gjerman Stresseman.
Lidhja e Kombeve, me kerkesen e Londres zyrtare u mblodh ne nje sesion te jashtezakonshem ne mars 1926. Aty u shtrua per diskutim e miratim nga vendet anetare , pranimi i Gjermanise ne Lidhjen e Kombeve dhe dhenia e nje vendi permanent ne Keshillin e saj. Shqiperia si vend anetar i Lidhjes qe nga dhjetori 1920 u perfaqesua ne kete sesion nga diplomati Mehdi Frasheri.
Sipas informacionit qe Frasheri sjell per Ministrin e Puneve te Jashtme, debati kryesor ne sesion nuk ishte pranimi i Gjermanisë ne Lidhjen e Kombeve, por marrja e nje vendi te perhershem në Këshillin e saj. Per kete vend ishin edhe 5 kandidatura te tjera, Polonia, Spanja, Suedia, Kina dhe Brazili. Kjo beri qe te kishte nje perplasje midis anetareve te Keshillit dhe neshkruesve te Mareveshjes se Lokarnos qe kishin bere premtimin. Pas 10 dite diskutimesh, kandidaturat e tjera u terhoqen ndersa Brazili kembenguli me force dhe votoi kunder propozimit. Ne kete moment kemi nje diskutim te fuqishem per kohen dhe statusin e nje vendi te vogel nga perfaqesuesi shqiptar Mehdi Frasheri ne mbeshtetje te fuqishme te kandidatures gjermane. Ky diskutim u pershendet nga vendet e tjera anetare . Delegacioni gjerman njoftoi perfaqesuesin shqiptar se do te falenderonte qeverine shqiptare posaçarsiht per kete çeshtje. Ndersa perfaqesuesi i Italise fashiste e konsideroi kete gjest te qeverise shqiptare si “revolucionare qe nuk i takojne nje shteti te vogel si Shqiperia”, pork y qendrim mori shume kritika.
Per shkak te kundershtive, çeshtja mbeti e hapur per tu diskutuar perseri ne sesionin e tetor 1926, kur edhe u vendos pranimi i Gjermanise ne Lidhjen e Kombeve dhe marrja e nje vendi permanent ne Keshillin e saj.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al