Me 19 qershor 1991, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të KSBE ( OSBE ne 1995), Shqipëria u pranua me të drejta të plota në këtë organizatë si organizata ndërqeveritare më e gjerë e orientuar tek siguria, ku perfshihen kontrolli i armëve, konsolidimi i të drejtave të njeriut, demokracia dhe sundimi i ligjit, liria e shtypit dhe zgjedhjet e lira e të drejta.
Ky takim ishte i veçantë në dy perspektiva; së pari ishte i pari takim në këtë format që zhvillohej në përfundim të Luftës së Ftohtë, të konfliktit të gjatë Lindje –Perendim dhe ndarjes së kontinenetit. Së dyti, ai zhvillohej për herë të parë në Berlin pas bashkimit të tij, një zhvillim me rëndësi të madhe jo vetëm për gjermanët, por për të gjithë Evropën. Tani bota po përballej jo më me sfida ushtarake, por me pastabilitetin ekonomik dhe social, konfliktet etnike dhe emergjencat ekologjike. Këto probleme nuk shqetesonin vetëm Evropen, por edhe më gjërë.
Janë shumë interesante konkluzionet që arrihen në fund të këtij takimi, në përmbyllje të konsultimeve politike ku secili nga Ministrat e Punëve të Jashtme pjesëmarrës në këtë takim sollën qendrimin politik të qeverive te tyre për arkitekturen e re evropiane, dhe këndvështrimin e tyre për të përmbushur angazhimet e marra nga Karta e Parisit për “Një Evrope të Re” 1990, në kuadër të trazicionit ekonomik dhe ndryshimeve sociale në Evropë sidhe të formatimit të punës në të ardhmen e kësaj organizate.
Shtetet pjesëmarrëse mirëpritën Shqipërinë si anëtare në organizatë pas marrjes së letrës së Ministrit të Jashtëm shqiptar drejtuar Ministrit Federal të Punëve të Jashtme Genscher, në të cilën Shqipëria pranonte gjithë angazhimet dhe përgjegjësitë e saj në KSBE. Ata ritheksuan gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të transformimit politik dhe ekonomik në vendet demokratike në tranzicion në drejtim të ekonomisë së tregut, si dhe rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes që KSBE duhej tu jepte këtyre vendeve në përpjekiet e tyre për të konsoliduar demokracine dhe për të transformuar ekonomitë e tyre.
Shumë interes paraqet edhe letra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB drejtuar këtij takimi, për një perspektivë të re të raporteve dhe bashkëpunimit të këtyre organizatave në drejtim të një paqeje më të gjërë botërore, lirisë e drejtësisë..

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al