Ne fundin e viteve 80-të të shek.XX, në kuadrin e një fryme të re komunikimi Lindje –Perendim në një plan të gjërë, në Shqiperinë e renduar nga pikpamja ekonomike kishin filluar masa liberalizuese në politikat e brendeshme dhe hapja në politikën e jashtme. Vizita e Nënë Terezës në Shqipëri në gusht 1989 e dhjetor 1990 ,vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-se Havier Perez De Kuelar në Shqipëri maj 1990, ngjarjet në ambasadat e huaja në Tiranë korrik 1990, kërkesa e qeverisë shqiptare për antarësim në KSBE me të drejta të plota 1990-1991, përpjekiet për të vendosur marrëdhënie diplomatike me TPE, kishin orientuar qeverinë shqiptare që të konsideronte seriozisht vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë, si një moment që do të kishte një efekt shumë pozitiv në komunitetin ndërkombëtar e tek qeveritë e shumë vendeve ku Selia e Shenjte kishte ndikim të madh. Këtë e paraprinë ndryshimet në Kodin Penal për heqjen e dënimit për ushtrimin e besimit fetar dhe lejimin e hapjes së institucioneve fetare në Shqipëri në 1990. Më 4 nëntor 1990, u dha një meshë e parë në kapelën e vogël të varrezave të Shkodrës, e cila shërbeu si altar. Po atë ditë, u dha një dǘa në Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga besimtarët muslimane. Filloi sërish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.
Selia e Shenjte i ndoqi me vëmendje zhvillimet në Shqiperi. Profesorët e Historisë në Universitetin e Romës Andrea Ricardi, themelues i Komunitetit të Sant’Egidio që në 1968, dhe Prof. Damaco anëtar i këtij Komuniteti. miq të ambasadës shqiptare në Romë, njoftonin herë pas here diplomatët shqiptarë atje për një opinion që po ndryshonte pozitivisht në Selinë e Shenjtë për Shqipërinë dhe demokratizimin e jetës në vend. Selia e Shenjtë po inkurajonte çdo përpjekie të Perendimit për hapjen e Shqiperisë me botën e qytetëruar.
Ndër kërkesat e pare të shtetit të Vatikanit ndaj qeverisë shqiptare e përcjellë në rrugë diplomatike nëpërmjet ambasaës shqiptare në Romë ishte ajo e qershorit 1990. Selia e Shenjtë kërkonte që të lejohej ti dërgonte peshkopit shqiptar në Lezhë Nikolla Troshanit një letër përshëndetëse, por kjo të bëhej jo fshehtasi por në rrugë diplomatike. Ky ishte një test për qeverinë shqiptare të kohës. Ajo e mundësoi një gjë të tillë në dhjetor 1990. Letrën e MPJ të Vatikanit Mon.Angel Sodanos për peshkop Troshanin e solli në ambasadën shqiptare në Romë Prof. Ricardi . Letra u përcoll në destinacion, po kështu edhe përgjigjia e tij për Selinë e Shenjtë.
Gjate janarit 1991 përfaqësuesit e Selisë së Shenjtë të akredituar në shtetet ku kishin rezidencat edhe ambasadat shqiptare kërkonin takime njohjeje me ambasadorët shqiptarë. Përfaqësuesit shqiptarë u udhëzuan ti pranonin këto takime dhe tu flisnin bashkëbiseduesve për proceset liberalizuese që kishin filluar në Shqipëri. Në 18 janar 1991 MPJ i Vatikanit Zhan Lui Taran duke vlerësoi zhvillimet në Shqipëri i kërkoi ambasadorit shqiptar në Rome lejimin e një vizite të Zv/MPJ për tu takuar me peshkopin shqiptar. Takimi i kërkuar ishte testi i dytë për qeverinë shqiptare në proceset ku kishte hyre në marrëdhëniet me jashtë ndaj u përgjigj pozitivisht kërkesës. Ky qëndrim mori mbështetjen edhe të Kryetarit të Sesionit te 45-të te Asamblesë së Përgjithshme të OKB dhe MPJ i Maltes Guido de Marco, gjatë një vizite të tij në Shqipëri në fillim të marsit 1991. Zv.MPJ i shtetit te Vatikanit Klaudio Celi vizitoi Shqiperinë në një vizitë private në 20-23 mars 1991. Me 21 mars Zv/MPJ takoi klerikun Nikolla Troshanin në Lezhë e në ditët në vijim takoi edhe Zv/MPJ dhe MPJ të Shqiperise. Gjate vizites ai shoqerohej nga Mon. Alen Lebaupin, i ngarkuar per problemet e KSBE-se në Selinë e Shenjtë. Ata përshendetën zhvillimet në Shqipëri, pranimin e trashigimisë së vlerave të përbashkëta evropiane në fushën e të drejtave të njeriut, angazhimin e saj për zbatimin e normave dhe parimeve të KSBE ku ajo synonte të antarësohej dhe parashtruan edhe problemet që prokuponin komunitetin e katolik në Shqipëri si mungesa e kuadrove, mosha e avancuar e tyre , mungesa e paisjeve dhe objekteve fetare në institucionet fetare, mungesa e mundësive për kualifikimin e klerikëve të rinj etj. Ata i kërkuan qeverisë shqiptare që të lejonte Seline e Shenjtë të ndihmonte në këtë drejtim
Me 12 prill 1991 mbërrin në Shqipëri Monsinjor Vincenzo Paglia, bashkë-themelues i Komunitetit Sant’Egidio, prelat katolik, i cili kishte vizituar Shqipërinë edhe gjate v. 1990 dhe ishte takuar me autoritetet shqiptare duke ndikuar tek ata për lirinë e besimit në Shqipëri, Mons.Paglia shoqëronte ndihma, ushqime e medikamente nga popullsia e Piemontit për popullin shqiptar. Ai percolli mesazhe pozitive nga Selia e Shenjte për ndryshimet demokratizuese në Shqiperi. Ai madje premtoi një mbështetje të madhe ekonomike nga perendimi që Shqipëria të kapercente vështiresitë ku ndodhej. Në maj 1991 vizituan Shqiperine të dërguar të tjere të Papës, 15 maj-15 qershor, që do të punonin konkretisht me kishën katolike shqiptare për problemet teknike me të cilat ajo perballej.
Gjate vitit 1991 u zhvilluan dy vizita te kryeministrave shqiptare ne Seline e Shenjte, ne maj dhe korrik të cilët patën audience tek PapaXhovani.
Me 2 gusht 1991 MPJ M. Kapllani në vazhdim të bisedimeve të zhvilluara midis dy paleve i përcolli një notë zyrtare Sekretarit të Shtetit të Vatikanit Kardinal Rev.MA Angelo Sodano ku shprehte dëshirën e qeverisë shqiptare për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjte duke respektuar në këto marrëdhenie të drejtat dhe detyrimet që rridhnin nga zbatimi i Kartes së OKB-se dhe Konventa e Vjenes “ Për marredhëniet diplomatike “ te v.1961. Sekretari i Shtetit iu përgjigj kësaj note me 16 gusht ku shprehej gadishmëria për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në nivel Ambasadori të Jashtëzakonshem dhe Fuqiplotë të akredituar në Selinë e Shenjte dhe Nunci Apostolik të akredituar pranë qeverise shqiptare. Selia e Shenjte kërkonte që ambasadori i akredituar pranë qeverisë italiane nuk mund të ishte ambasador pranë Selisë së Shenjtë. Nga ana tjetër “ Selia e Shenjte beson që marrëdhëniet zyrtare të vendosura me Shqipërinë do jenë një avantazh për të dy palët, do ti shërbejnë forcimit të lidhjeve dhe miqësisë midis tyre, në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Selia e Shenjtë është e sigurt që Kisha katolike do të gëzojë në Shqipëri lirinë e plotë në ushtrimin e misionit të saj shpirtëror në vend si dhe do të ketë mundësinë të zhvillojë bashkëpunimin e saj me autoritetet shqiptare në fushën sociale dhe arsimore.” ( D.1684, V.1991). Ai propozonte që deklara e përbashkët për vendosjen e marredhënieve diplomatike të behej me 7 shtator 1991 në orën 12.00. MPJ e Shqiperise përgjigjet me 22 gusht duke pranuar të gjitha kërkesat e Selise së Shenjtë per perfaqesimin dhe shprehte te njejtat bindje me Seline e Shenjte për benifitet nga ky bashkëpunim. Marrëdhëniet diplomatike u vendosën me 7 shtator 1991.
Me 18 shtator mbërrin në Tiranë I Ngarkuari me Pune i Selisë së Shenjtë Mon-Diego Causero. Ambasadori i parë Monsinjor Ivan Dias u emërua zyrtarisht me 22 tetor si Nunci Apostolic në Shqipëri, dhe mbërriti në Tiranë me 14 dhjetor 1991. Selia e tyre u vendos në seline e ambasadës së ish-Gjermanise Lindore.
Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë, 7 shtator 1991

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al