VIZITA E PARE E FRANZ JOSEF STRAUSS NE SHQIPERI, 17-20 GUSHT 1984,“TURISTI POLITIK” NË SHQIPERINE KOMUNISTE

Ostpolitika e Kancelarit Willy Brandt (1969-1974) te RFGJ frymezoi nje fushate per vendosjen e marredhenieve diplomatike me vendet e Evropes Lindore. Pala gjermanoperendimore beri perçapje diplomatike edhe prane Tiranes zyrtare, nepermjet perfaqesuesve te saj ne Vjene, Beograd e Paris per normalizimin dhe vendosjen e marredhenieve diplomatike me Shqiperine. Pas shkeputjes nga orbita sovjetike, Shqiperia perbente nje interes ne rritje per politiken gjermanoperndimore. Kete e perforconte edhe qendrimi i Tiranes zyrtare ndas çeshtjes se ribashkimit te Gjermanive dhe te drejtes se gjermaneve per te pasur nje komb te vetem. Shteti shqiptar i kohes ishte shprehur qe gjermanet duhej ta zgjidhnin vete çeshtjen e tyre e mos te imponoheshin nga jashte. Problem i mbetur pezull midis dy qeverive per vendosjen e marredhenieve diplomatike ishte trajtimi i çeshtjes se pageses se demshperblimeve te Luftes se dyte Boterore. RFGJ refuzonte pagesen e tyre, pasi sipas marreveshjes se Londres 1953, zgjidhja e ketij problem shtyhej pas perfundimit te Traktatit te Paqes me Gjermanine. Qe nga viti 1975 filloi procesi 12-vjeçar i negociatave, ne fillim ne Beograd e me pas ne Vjene e ne Bon.
Ne vitin 1984, dukej se negociatat kishin mbetur ne vend, per shkak se asnjera pale nuk po dilte me propozime efektive qe te kaperceheshin pengesat. Ne 21 korrik ne ambasaden shqiptare ne Vjene telefonoi sekretari i zyres se Kryeministrit te Bavarise, Franz J.Strauss, i cili beri nje kerkese per nje vize transit per kryeministrin bavarez i cili do te vizitonte privatisht si turist Jugosllavine dhe Greqine ne rruge tokesore duke kaluar nje dite neper territorin shqiptar. Ambasada shqiptare nuk premtoi asgje, por sekretari i kryeministrit kembenguli qe do te telefononte perseri pasdite. Ministria e Jashtme shqiptare kerkoi mendimin e udheheqjes politike te vendit duke u shprehur pro akordimit te vizes per shkak te peshes qe Shtrausi kishte ne politikat e RFGJ. Me 24 korrik 1984 ambasada shqiptare ne Vjene telefonoi ne zyren e kryeministrit per te dhene pergjigjen pozitive. Per ti dhene nje karakter krejt privat kesaj vizite, Shtraussi shoqerohej nga dy djemte e tij, vjehrri i vajzes –arkitekt, dhe nje mik i tij , drejtor ne kompanine Benz-Mercedes. Kryeminister i Bavarise qe nga 1978, disa here minister federal ne disa fusha , kryetar i CSU qe nga 1961 dhe nga viti 1983 kryetar i Keshillit Federal, me shume kontakte me kompanite e medha gjermane, Strauss perfaqesonte nje person qe mund te ndikonte ne politikat e Bonit zyratr, ndaj pala shqiptare avancoi me shume duke i propozuar kryeministrit qendrimin nje nate ne Shqiperi qe te njihej me shume me vendin dhe popullin shqiptar. Ne rrethe miqsh ai ishte shprehur se deshironte te takonte E.Hoxhen, personin qe e kishte cilesuar shume negativisht , por kjo do ishte e pamundur. Nderkohe nga Tirana zyrtare iu propozua qe te takonte zv.kryeministrin Manush Myftiu.
Shtrausi kishte beri disa udhetime ne vendet e Evropes Lindore, pervec Shqiperise. Vizita ne Shqiperi nuk mund te konsiderohej e rastit dhe thjesht turistike. Ajo ishte e menduar mire deri ne detaje, por u mbrojt me kujdes nga komentet e interpretimet para e pas realizimit te saj qe te mos demtohej qellimi. Gjate vizites Shtrausi me shume diplomaci tregoi vullnetin e tij per zgjidhje teknike te ngerçit te krijuar ne bisedimet per vendosjen e marredhenieve diplomatike. Ne pritjen qe ju be, ai u shpreh me Ministrin Malile se “ ..pavaresia e Shqiperise eshte nje gje e madhe dhe kjo na intereson. Edhe per NATO-n pavaresia e Jugosllavise dhe e Shqiperise jane te nje rendesie te madhe”. Gjate bisedimeve me Myftiun ai mori njohuri te plota mbi qendrimin e shtetit shqiptar lidhur me reparacionet, por edhe kuptoi nevojen e madhe qe Shqiperia kishte ne ate kohe per mbeshtetje ekonomike. Ai premtoi qe do te fliste ne konfidence me kancelarin Kohl dhe miqte e tij ne Qeverine Federale, per te diskutuar menyrat teknike per kapercimin e situates pa prekur as kushtet e marreveshjes se Londres 1953 dhe as ligjet shqiptare qe nuk lejonin marrjen e kredive.
Ai u largua nga Shqiperia me 20 gusht. Kjo vizite u komentua nga medja nderkombetare e qarqe diplomatike. Ajo pati shume impakt ne vazhdimin e bisedimeve pasi vuri ne levizje Bonin zyrtar. Shtrausi vizitoi perseri Shqiperine, tashme me mision te qarte politik, drejt zgjidhjes finale ne 15 shtator v.1987, kur u vendosen marredheniet diplomatike me RFGJ, te shpallura me 2 tetor 1987. Kjo ngjarje u pasua me nenshkrimin e nje Protokolli Bashkepunimi ne fushen teknike e shkencore, qe i ofronte Shqiperise mbeshtetje te madhe ekonomike.