ARKIVA HISTORIKE

 

Historia e diplomacisë shqiptare! 

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sjell për publikun një rubrikë të re me titull: “Historia e diplomacisë shqiptare”. Kjo rubrikë synon t’i ofrojë publikut informacion të plotë për pasuritë arkivore historike të diplomacisë shqiptare. Plot 6 milion dokumente të cilat paraqesin dëshmi arkivore mbi ngjarje e figura të caktuara, të cilat lanë gjurmë në politikën e jashtme duke vendosur standarde në rrugëtimin diplomatik të shtetit shqiptar do të publikohen online për të gjithë ata qe janë te interesuar. Kjo rubrikë do të pasurohet çdo javë me informacione dhe dokumente të reja dhe synon të nxisë interesin dhe kuriozitetin publik mbi pasuritë tona arkivore.

 
 
 
Vendosja e marredhenieve diplomatike me Portugaline​
 

Portugalia ishte vend neutral gjate Luftes së Dytë Botërore.  Shtet themelue i NATO-s, 4 prill 1949, ajo u antarësua në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në të njëjtën vale zgjerimi të organizatës ku u përfshi edhe Shqiperia, në vitin 1955. Si nje shtet anetar i bllokut te Lindjes, Shqiperia nuk kishte kontakte politike e diplomatike me Portugaline e cilesuar nga udheheqja shqiptare e kohes si “shtet proamerikan”. Gjerat ndryshon pak pas daljes se Shqiperise nga blloku lindor dhe prishjes se marredhenieve politike e ekonomike me Mosken zyrtare ne 1961.  Ambasadat shqiptare te akredituara ne disa vende evropiane u udhezuan qe me diplomatet portugeze te mos mbanin qendrim te prere, madje tu dergoheshin edhe materiale njohese per realitetin shqiptar. Kontaktet e para mes diplomateve i ndeshim ne janar 1965, në Vjene. Ambasadori potugez i shpreh perfaqesuesit shqiptar atje simpatine e tij per Shqiperine dhe shqiptaret dhe politiken e jashtme te Shqiperise jashte blloqeve, informacion qe i kaloi menjehere Tiranes zyrtare.

Gjithsesi ky sinjal u pasu nga nje heshtje 5 vjeçare. Pike e rendesishme ku perplaseshin dy palet ishin qendrimet e ndryshme  ndaj çështjes se kolonive. Ne politiken e jashtme  ne kohen qe flasim, Portugalia mbronte te drejtata e saj te pronesise ne ish-kolonite portugeze te cilat qe nga viti 1951 zyrtarisht thirreshin provinca te jashtme. Nderkohe qeveria komuniste shqiptare, bazuar ne filozofine e saj politike, mbeshteste luften e kolonive  kunder ish-kolonizatoreve.

Ne v.1970, perseri perfaqesuesi portugez ne Vjene, i parashtroi perfaqesuesit shqiptar atje nevojen per marredhenie tregtare midis dy vendeve, pavaresisht mungeses se marredhenieve diplomatike. Si argument theksohej fakti se Portugalia kishte marredhenie te mira tregtare me subjektet kineze, dhe me ato te vendeve te tjera socialiste, dhe deshironte qe nje gje e tille te ndodhte edhe me Shqiperine. Qendrimi  i qeverise shqiptare ishte i moderuar. Ajo pranoi propozimin per shkembime tregtare me interes reciprok midis dy vendeve, por jo nenshkrimin e nje marreveshjeje tregtare, pa u qartesuar qendrimet politike. Ky kusht bllokoi edhe  shkembimet tregtare midis dy vendeve. Ne vazhden e kesaj logjike politike, Shqiperia refuzoi edhe ardhjen ne Tirane ne vitin 1973 te tre arbitrave portugeze te caktuar nga Federata Boterore e Futbollit, per te arbitruar nje ndeshje nderkombetare te Shqiperise me Rumanine.

 

Ne prill 1974 ne Portugali ndodhi nje grusht shteti qe permbysi rregjimin autoritar te Caotano, duke i hapur rruge Republikes se Trete dhe nje rregjimi me demokratik brenda vendit dhe ne marredheniet me ish-kolonite. Nderkohe ne Shqiperi mberrinin kerkesa nga kompani tregtare portugeze, apo institucione shkencore per bashkepunim me Shqiperine, por qendrimi i MPJ formulohej “ te mos ngutemi, te presim edhe pak”.

Nderkohe po rritej interesimi i Portugalise per vendet e Mesdheut, dhe Shqiperia cilesohej prej tyre si  nje faktor me rendesi ne kete rajon. Gjate vizitave te MPJ portugez M.Soares ne Bukuresht janar 1975, e ne Beograd gusht 1975,  ministri kerkoi  nderhyrjen e ketyre vendeve mike  prane qeverise shqiptare  per te transmetuar deshiren e Portugalise per vendosjen e marredhenieve diplomatike me Shqipeirne ne kuader te zgjerimit te marredhenieve me vendet socialiste. Perseri nga pala shqiptare u vendosen kushte politike,”lenia e lire e kolonive dhe e popujve te tyre”. Nderkohe filluan te pranohen turiste portugeze per te viziatuar Shqiperine, duke u dhene viza nepermjet ambasades shqiptare ne Paris.

 

Ndryshimet politike ne Portugali, nxiten qeverine shqiptare  nga mesi i vitit 1976 te rishqyrtonte qendrimin e saj ndaj prozimit te vazhdueshem te pales portugeze per vendosjen e marredhenieve Diplomatike.  Propozimi per vendosjen e marredheneive diplomatike me Shqiperine u percoll edhe nga ambasadori portugez ne Paris ne fillim te vitit 1977 .  Me 16 qershor 1977 qeveria shqiptare nepermjet ambasadorit te saj ne Paris njoftoi ambasadorin portugez se ishte dakort te bisedohej per kete çeshtje me palen portugeze dhe procesi te perfundonte me nje komunikate te perbashket publike per dy vendet . Qeveria portugeze ktheu pergjigje po nepermjet ambasadorit te saj ne Paris me 19 qershor se ishte dakort me menyren e procedimit  per vendosjen e marredhenieve diplomatike ne nivel ambasadori, pa nevojen e bisedimeve. Ata ishin dakort edhe me permbajtjen e propozuar te komunikates. Portugalia do ta mbulonte Shqiperine nga Beogradi, ndersa Portugalia do te mbulohej nga Parisi. Dy ambasadoret ne Paris rane dakort qe deklarata te shpallej njekohesisht ne dy vendet me 21 qershor ne darke ne radio, dhe ne shtypin e dites me 22 qershor.