Itali

Qeveria italiane ka forcuar masat kufizuese, për të përballuar situatën emergjente epidemiologjike shkaktuar nga Covid-19. Si rrjedhojë, duke filluar nga data 26 tetor 2021, shtetasit nga:

- Shqipëria

- Maqedonia e Veriut

- Serbia

- Mali i Zi

- Bosnje Hercegovina

- Libani

- Azerbajxhani

- Moldavia

- Brunei

- Armenia

Mund të hyjnë në Itali vetëm për motive të caktuara si:

- motive pune,

- motive shëndeti,

- motive studimi,

- motive urgjence,

- persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,

- familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,

- personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me   shtetas që janë rezident në Itali,

- sportist, teknik dhe gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.

 

Shtetasit që udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë, pavarësisht nga nënshtetësia dhe që kanë qëndruar aty më shumë se 120 orë do ti nënshtrohen edhe një vetë izolimi 10 ditor, në fund të të cilit do kryejnë edhe një tampon molekular apo antigjenik.

Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:

  1. prezantimi i “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike https://app.euplf.eu/    
  2. prezantimi i testit me rezultat negativ molekular ose antigjenik, të kryer 72 orë përpara udhëtimit;
  3. qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në "Passenger Locator Form";
  4. i nënshtrohen testit molekular ose antigjeni, në përfundim të izolimit.

 

Këto masa janë të vlefshme deri më datë 15 dhjetor 2021