Malta

• Autoritetet malteze njohin të certifikatën shqiptare të vaksinimit ndaj COVID-19. Në mënyrë specifike, personat e moshës 12+ vjeç që udhëtojnë drejt Maltës nga vendet e listës së kuqe (ku përfshihet edhe Shqipëria) nuk duhet të kërkojnë autorizim paraprak/kod autorizimi për hyrjen në territorin maltez, por duhet të:

Plotësojnë paraprakisht formularin digjital të lokalizimit, në adresën https://app.euplf.eu/ 

• Zotërojnë një certifikatë të vlefshme vaksinimi, si certifikata shqiptare digjitale e vaksinimit ndaj COVID-19. Certifikata duhet të dëshmojë kryerjen e ciklit të plotë të vaksinimit me vaksinat e miratuara nga EMA (Comirnaty [Pfizer], Jannsen [Johnson & Johnson], Spikevax [Moderna], ose Vaxzevria [AstraZeneca]) dhe duhet të kenë kaluar të paktën 14 ditë pas dozës së fundit.

• Të gjithë udhëtarët e moshës 12+ vjeç që nuk zotërojnë një certifikatë të vlefshme vaksinimi do të duhet të dorëzojnë një test PCR negativ të kryer jo më herët se 72 orë para mbërritjes dhe do të duhet të kryejnë një karantinë të detyrueshme 14-ditore, sipas kushteve të specifikuara në adresën: https://deputyprimeminister.gov.mt/en/health-promotion/covid-19/Documents/mitigation-conditions-and-guidances/Standards%20for%20quarantine%20of%20travellers%20entering%20the%20Maltese%20Islands%20V5.1.pdf

• Fëmijët e moshës 5-11 vjeç (që udhëtojnë me prindër/kujdestarë ligjorë të vaksinuar si më sipër) do të duhet gjithashtu të zotërojnë  një test PCR negativ të kryer jo më herët se 72 orë para mbërritjes. Për fëmijët e moshës 0-4 vjeç nuk është e nevojshme të dorëzohet test PCR negativ.

• Për informacion zyrtar të detajuar lidhur me kushtet e udhëtimit drejt Maltës:

 https://deputyprimeminister.gov.mt/en/health-promotion/covid-19/Pages/travel.aspx