Informacion mbi lëvizjen e shtetasve të huaj ne Shqipëri

Nga data 02 dhjetor 2021, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, nga të gjitha pikat kufitare, si në rrugë tokësore, detare apo ajrore, si dhe udhëtimet transit, duhet të paraqisni një nga dokumentet e mëposhtme:

 Pasaportë vaksinimi, ku data e vaksinës së fundit të ketë të paktën 2 javë e aplikuar nga data e hyrjes në kufi.

 Test PCR, të kryer brenda 72 orëve ose testin e shpejtë antigjen brenda 48 orëve të hyrjes në kufi.

 Provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov-2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

 Përjashtim nga rregullat e përcaktuara bëhet për fëmijët deri në moshën 6 vjeç.

  Qytetarët rezidentë të Republikës së Shqipërisë dhe që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura më sipër, duhet të vetë izolohen për një periudhë 10 ditore dhe të informojnë autoritetet shëndetësore për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

 Nisur nga fakti që varianti i ri Omicron është identifikuar në qytetarë që kanë pasur histori udhëtimi e kontaktesh me vende të Afrikës së Jugut, si edhe faktin që akoma nuk është e qartë natyra e agresivitetit të virusit, masat e marra edhe nga vende të tjera të botës, Komiteti i Ekspertëve në Shqipëri, vendosi të rekomandojë ndalimin e hyrjes të shtetasve të huaj me histori udhëtimi brenda 14 ditëve të fundit, duke filluar nga data 3 dhjetor 2021 për tre javë, për vendet:

- Afrikë e Jugut

- Kenia

- Angola

- Zambia

- Botswana

- Senegal

  Shtetasit shqiptarë rezidentë, që vijnë në Shqipëri dhe kanë histori udhëtimi 14 ditët e fundit para mbërritjes, në vendet e listuara më sipër do të karantinohen në shtëpitë e tyre për 14 ditë dhe do të monitorohen nga njësitë shëndetësore.

Të gjithë udhëtarët të cilët lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokolleve të standardeve ndërkombëtare që kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të zbatojnë edhe këto rregulla:

 Në ndërtesën e aeroporteve, do të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarët e tyre;

 Pasagjerët duhet të respektojnë distancën sociale 1.5 metra gjatë gjithë kohës së qëndrimit në aeroport;

 Prioritet kanë personat e moshuar, personat në nevojë dhe familjet me fëmijë të mitur;

 Për informacion: https://www.tirana-airport.com/c/116/measures-and-rules/ 

Mbani në vëmendjen tuaj, rregullat aktuale që janë në fuqi në Shqipëri:

 Duke filluar nga data 02 dhjetor 2021, çdo qytetar +18 vjeç mund të bëjë dozën përforcuese pasi ka kaluar 6 muaj nga doza e dytë.

 Deri me datën 31 dhjetor, të gjithë punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe qendrave tregtare që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen, pasi nga data 4 janar 2022 do të kërkohet karta e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë.

 Kufizim i lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Lejohet lëvizja vetëm për arsye shëndetësore ose emergjencë. Përdorni aplikacionin E-Albania për leje specifike.

 Vijon të mbetet në fuqi që në të gjithë institucionet shëndetësore, moslejimi i hyrjes së familjarëve për personat që janë të shtruar.

 Mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane si dhe në mjetet e transportit publik është e detyrueshme.  Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social, si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës.

 Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. 

 Baret, restorantet janë të mbyllura nga ora 23:00 deri në orën 06:00, me përjashtim të shërbimit “delivery”. 

 Grumbullimet në ambientet e jashtme lejohen deri në 50 persona, duke zbatuar rregullat sipas protokolleve të Institutit të Shëndetit Publik: 

http://www.ishp.gov.al/ 

 Lejohen kampionatet sportive, aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike, kulturore, konferencave me prezencë të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.

Vizitoni faqen e Autoritetit të Aviacionit Civil http://www.aac.gov.al/ për informacion të përditësuar në raport me fluturimet dhe listën e vendeve.

Për informacione të mëtejshme në lidhje me COVID-19 vizitoni faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë:

https://shendetesia.gov.al/category/lajme/

ose telefononi në numrin 127. Për këshillim psikologjik telefononi linjën e gjelbër 0800 40-40.