Policimi në komunitet dhe një partneritet më i ngushtë midis autoriteteve publike dhe të rinjve janë mjete efektive për krijimin e një mjedisi pa drogë në nivel komuniteti, u shprehën folësit në Konferencën e gjerë të OSBE-së për Luftën ndaj Kërcënimit të Drogave të Paligjshme dhe Devijimit të Prekursorëve Kimikë, mbajtur në Vjenë.
Konferenca e organizuar nga Kryesia shqiptare e OSBE-së për vitin 2020, në bashkëpunim me Njësinë për Çështjet Strategjike të Policisë të Departamentit të Kërcënimeve Ndërkombëtare të OSBE-së, konferenca mblodhi më shumë se 200 ekspertë nga strukturat kombëtare të drogës, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, rajonale dhe të shoqërisë civile, si dhe sektorit privat nga shtetet pjesëmarrëse dhe partnerët për bashkëpunim të OSBE-së Pjesëmarrësit në konferencë shkëmbyen praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra mbi masat efektive të parandalimit të drogave që synojnë të rinjtë.
Inid Milo, Kryetare e Task Forcës së Kryesisë shqiptare të OSBE-së, gjatë celjes së Konferëncës u shpreh: “Policimi në komunitet është një mjet i shkëlqyeshëm për zbatimin e një strategjie gjithëpërfshirëse të kontrollit të drogave në nivelin e komunitetit. Parandalimi jo gjithmonë merr vëmendjen e duhur, sepse parandalimi kërkon përpjekje afatgjata dhe shpeshherë delikate që nuk sjellin menjëherë rezultate të dukshme. Sidoqoftë, parandalimi do të jetë gjithmonë më pak i kushtueshëm dhe në planin afatgjatë më efektiv se lufta ndaj përdorimit të drogave të paligjshme ".
Tuula Yrjölä, e ngarkuar me detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Drejtore e Qendrës për Parandalimin e Konflikteve të OSBE-së , shtoi: “Mënyra më e mirë për të luftuar abuzimin me drogën nga të rinjtë është përmes parandalimit, ku policia dhe policimi në komunitet luajnë një rol kryesor në përpjekjet për të luftuar shpërndarjen dhe përdorimin e drogërave në komunitetet lokale. OSBE-ja do të vazhdojë të ofrojë ndihmë jo-duplikuese për të forcuar kapacitetet operacionale, për të forcuar përpjekjet globale anti-drogë dhe për të promovuar përgjigjet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare”.
Pjesëmarrësit në konferencë u përqendruan gjithashtu në mënyrën e informimit, angazhimit dhe rritjes së vetëdijes tek të rinjtë mbi ndikimin dhe rreziqet e drogave të paligjshme. Takimi theksoi gjithashtu rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe çështjeve të lidhura me gjininë gjatë hartimit dhe zbatimit të politikave të kontrollit të drogës.
Ky event u bazua në konferencat e OSBE-së të viteve 2012 dhe 2015 mbi drogën, të rinjtë dhe parandalimin, dhe po zhvillohet për aryse të kërkesave në rritje nga ekspertët për të promovuar hartimin dhe zbatimin e reformave efektive dhe afatgjata të politikave ndaj drogës, duke investuar në mënyrë të barabartë në masat parandaluese, zbatuese, trajtuese dhe rehabilituese .

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al