Pjesëmarrësist e Konferencës së tretë për Rishikimin e Barazisë Gjinore u shprehën se shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së duhet të bëjnë më shumë për të zbatuar në mënyrë të rregullt angazhimet e tyre për barazinë gjinore në dimensioned politiko-ushtarake, ekonomiko-mjedisore dhe humane.
Eventi dy-ditor u organizua nga Kryesia shqiptare e OSBE-së 2020, Sekretariati i OSBE-së, Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Ai u fokusua në vlerësimin e progresit të arrirë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së dhe vetë Organizatës në zbatimin e Planit të Veprimit OSBE 2004, për promovimin e barazisë gjinore.
Presidenti i Finalndës, Sauli Niinistö, në një videomesazh për pjesëmarrësit, u shpreh se “Jam i alarmuar nga përpjekjet e vazhdueshme për të cënuar të drejtat e grave dhe vajzave. Duhet të sigurohemi se barazia gjinore ecën përpara, dhe jo mbrapa”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj theksoi se barazia gjinore në rajonin e OSBE-së është “një gur themelor dhe nje faktor kyç për demokracinë përfshirëse dhe konceptin gjithëpërfshirës të sigurisë.”
Në këtë event të nivelit të lartë morën pjesë mbi 300 persona: përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, partnerëve për bashkëpunim, strukturave ekzekutive, shoqërisë civile, akademisë dhe sektorit privat. Diskutimet u fokusuan në fusha si: pjesëmarrja e grave në jetën politike dhe publike, në sektorin e sigurisë, si dhe fuqizimin ekonomik të gruas. Pjesëmarrësit gjithashtu theksuan problemet e reja që kanë një impakt në promovimin e barazisë gjinore, si dixhitalizimi dhe rritja e dhunës kibernetike kundër vajzave dhe grave.
“Përparimi i të drejtave të grave është një sfidë globale, jo vetëm mandati i një kombi. Nevojitet bashkëpunim dhe bashkëveprim me partnerët dhe aleatët tanë. Së bashku, kemi mundësinë të ndryshojmë të ardhmen e grave dhe vajzave përreth botës,” u shpreh Ambasadorja Kelley Currie, Ambassador-at-Large për Çështjet Globale të Grave.
Asa Regner, Asistenja e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe Zv/Drejtoresha Ekzekutive për Gratë e Kombeve të Bashkuara, theksoi se: “Kemi nevojë për më shumë vullnet politik, fonde dhe lidership, për të zbatuar të drejtat dhe angazhimet e grave dhe vajzave, duke përfshirë këtu ato të cilësuara në Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara (mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë), në mënyrë që gratë të kenë të drejta të barabarta për t’u shprehur mbi axhendën për paqe globale dhe siguri.”
Sekretari i Përgjithshëm (në detyrë), Drejtoresha e Qendrës për Parandalimin e Konflikteve, znj. Tuula Yrjölä, u shpreh: “Jam e lumtur të theksoj se në disa fusha, zbatimi i Planit të Aksionit është përshpejtuar gjatë tre viteve të fundit. Por ende mbetet shumë punë për t’u bërë, nëqoftëse duam t’i adresojmë problemet rrënjësore të pabarazisë gjinore.”
“Demokraci do të thoë qeverisje nga njerëzit, të gjithë njerëzit, por mund t’i referohemi me vështirësi demokracisë kur një pjesë kaq e madhe e njerëzve janë të përjashtuar nga luajtja e një roli në jetën publike”, u shpreh Zv/ Drejtoresha e Parë e ODIHR, Katarzyna Gardapkhadze, në emër të Zyrës. “Përfaqësimi i Grave në parlamentet kombëtare ka pësuar një përmirësim në vitet e shkuara, por kemi ende një rrugë të gjatë përpara”.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al