Kryetari i Radhës së OSBE-së, Kryeministri dhe Ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama, pas rritjes dramatike të dhunës përgjatë vijës se kontaktit kufitare të rajonit të Nagorno-Karabakut dhe raporteve për viktima të civilëve, bëri thirrje për ndalimin urgjent të përshkallëzimit të situatës. "Unë ju bëj thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë situatë të rikthejnë armëpushimin përpara se numri i njerëzve të rritet më tej," u shpreh Rama.
Kryetari i Radhës së OSBE-së, Rama vuri në dukje se bashkë-kryetarët e Grupit të Minsk-ut të OSBE-së dhe Përfaqësuesi Personal i Kryetarit të Radhës, Ambasadori Andrzej Kasprzyk, kanë qenë në kontakt të ngushtë me palët. Kryetari i Radhës, Rama mbështet plotësisht përpjekjet e tyre për të stabilizuar situatën në terren dhe përsëriti se nuk ka asnjë alternativë për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit. Ai nënvizoi mbështetjen e tij për përpjekjet e gjithanshme për të rifilluar sa më shpejt të jetë e mundur negociatat thelbësore pa parakushte. Kryetari i Radhës Rama gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al