Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u takua me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, në date 29 janar 2020, dhe e falënderoi për pjesëmarrjen e Shqipërisë në operacionet e NATO-s, misionet në Kosovë, Afganistan dhe në Shtetet Baltike, duke e vlerësuar si një “ kontribut të qëndrueshëm” ndaj sigurisë së përbashkët të Aleancës

Duke i uruar z. Rama rolin e tij si Kryetar i Rradhës së OSBE për vitin 2020. z. Stroltenberg u shpreh se OSBE-ja është një forum i rëndësishëm për të diskutuar mbi kontrollin e armëve, transparencën ushtarake dhe masat për  rindërtimit e besimit. "Ne mirëpresim rolin në Ukrainë dhe zonat e tjera në konflikt. Këto janë çështje të rëndësishme për NATO-n. Kështu qe ju mund të mbështeteni në  suportin tonë në rolin tuaj si Kryetar i Rradhës sw OSBE-së", u shpreh  ai.

Stoltenberg  u shpreh se NATO mund të mbështetet në "angazhimin aktiv dhe pozitiv të Shqipërisë për stabilitetin dhe bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor" dhe "rolin aktiv të Shqipërisë në promovimin e politikës së dyerve  të hapura të NATO-s". "Jam inkurajuar nga përpjekjet e Shqipërisë për të investuar më shumë në mbrojtje. Edhe unë ju mbështes në këtë përpjekje”, u shpreh  ai.  Stoltenberg  theksoi se investimi i NATO-s në bazën ajrore të Kuçovës tregon përkushtimin e NATO-s ndaj Shqipërisë dhe rajonit.

Pasdite Kryeministri Edi Rama u takua me Këshillin e Atlantikut të Veriut për një shkëmbim  pikëpamjesh mbi përparësitë e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së në vitin 2020.