MARRËDHËNIET SHQIPËRI-FINLANDË

Marrëdhëniet dypalëshe

Marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve janë shoqëruar nga  vizita  të rëndësishme zyrtare. Vizita e fundit e MPJ-së finlandez Pekka Haavisto në Tiranë ishte më 2 tetor 2019, në kontekstin e turit të tij rajonal në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë dy dekadave të fundit Finlanda ka mbështetur vazhdimisht procesin integrues-anëtarësues të vendit tonë në Bashkimin Evropian, fillimisht për përfundimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, më pas për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në vijim për arritjen e objektivit të anëtarësimit. Përveç mbështetjes politike, Helsinki kontribuon edhe në projekte të ndryshme zhvillimore në Shqipëri