MARRËDHËNIET SHQIPËRI-HOLANDË

TË DHËNA SHKURT MBI HOLANDËN

Mbretëria e Holandës ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës dhe ka një sipërfaqe  41 528 km². Holanda ka një popullsi prej 16 587 551 banorë. Monedha zyrtare është Euro(€). Forma qeverisëse ёshtё Monarki Kushtetuese parlamentare e bashkuar. Në Holandë fuqia politike e mbretërisë ёshtё kryesisht ceremoniale. Pushteti ekzekutiv nё qeveri ushtrohet nёpёrmjet kryeministrit. Dhoma e parё e parlamentit ose Senati, qё konsisiton nё 75 anёtarё zgjidhet nё mёnyrё indirekte nga anёtarёt e 12 Kёshillave Provincialё. Dhoma e Dytё e parlamentit ka 150 anёtarё. Dhoma e dytё ka tё drejtёn tё iniciojё ligje. Zgjedhjet e pёrgjithshme mbahen normalisht çdo pesё vjet, duke pёrdorur sistemin proporcional.  Nёn sistemin e pёrfaqёsimit propocional, asnjё parti e vetme nuk ka fituar ndonjёherё shumicёn nё Hollandё

Përmbledhje

Marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë  dhe Mbretërisë së Holandës janë vendosur më 17 nëntor 1970. Pas viteve 90-të me ndryshimin e sistemit politik  në Shqipëri, u shtuan kontaktet me Holandën  në të gjitha nivelet dhe në fushat me interes të ndërsjelltë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Holandë  është hapur në vitin në 24 shkurt 1997.

Marrëdhëniet bilaterale

Shqipëria dhe Mbretëria e Holandës gëzojnë marrëdhënie shumë të mira. Mbretëria e Holandës ndër vite është prezente në Shqipëri nëpërmjet asistencës dhe programeve të ndryshme  si : Programi i Trajnimit Matra për  Shtetin Ligjor (MRLTP) financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës; Holanda gjithashtu  është një nga   tre vendet që po udhëheq misionin gjyqësor  Euralius, etj. Përsa i përket integrimit evropian, Holanda ka mbështetur hapat që Shqipëria ka ndërmarrë gjatë procesit të reformave në vitet e fundi. Qëndrimi holandez mbetet i njëjti  “Strict and fair”.

Në datën 18 janar 2018 u zhvilluan për herë të parë konsultimet diplomatike midis të dy shteteve  në Ministrinë e Punëve të Jashtme  të  Holandës,  me pjesëmarrjen e një delegacioni të MEPJ-së së Shqipërisë dhe Ambasadës. Ndër vite janë zhvilluar shumë vizita të  nivelit të lartë në nivel kryeministrash, presidentësh, ministrash etj.

Vizitat e fundit në nivel MPJ janë realizuar gjatë vitit 2019.  Më 17 janar 2019 Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, z. Stef Blok viziton vendin tonë, ndërsa më 6 qershor 2019,  Ministri n.d. për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj vizitoi Holandën.

TREGTIA DHE INVESTIMET DYPALËSHE

Bashkëpunimi ekonomik e tregtar me Holandën ka  ardhur në rritje nga viti në vit. Raporti i fundit i Bankës së Shqipërinë thekson se investimet holandeze janë në vend të dytë në Shqipëri, me 14%. Përveç rritjes së investimeve të huaja direke vihet re rritje e tregtisë dypalëshe. Sipas zyrës holandeze të statistikave shënohet rritje prej 30% krahasuar me vitin 2014. Të dyja ambasadat në bashkëpunim me njëra tjetrën po përpiqen të stimulojnë tregtinë midis vendeve tona.

Holanda është e interesuar për sektorët e ujit, agrikulturës/agroturizimit, energjisë dhe tekstileve. Në vitin 2017 disa kompani holandeze kanë vizituar vendin tonë  në misione tregtare, në fushën e tekstileve dhe turizmit të qëndrueshëm.

Në vitin 2018  po punohet me një sërë kompanish holandeze për ujin, si dhe të rritet bashkëpunimi holandez në fushën e hortikulturës.  Holanda planifikon të vijojë me ndihmën për Fedinvest, një organizatë mikrokredish, që bashkëpunon me Rabobank dhe tashmë shënon më shumë se 50.000 anëtarë, një e katërta e të cilëve janë femra.

Interesi i kompanive holandeze për Shqipërinë është rritur dukshëm dhe mund të përkthehet me fuqizimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

KOMPANITË HOLANDEZE AKTIVE NË SHQIPËRI JANË: TRAMSAVIA, SHELL, GASUNIE DHE BAVARIA.
KONSULENCA  HOLANDEZE  NË SHQIPËRI ËSHTË E PRANISHME NËPËRMJET: ECORYS, EURALIUS, NETHERLANDS HELSINKI COMMITTEE  DHE CILC – QENDRA PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR LIGJI.
SHQIPËRIA KA MARRË PJESË SI PARTNERE NË PROJEKTE NËPËRMJET PROGRAMEVE: HAK/ROYAL HASKONING DHV, KOMPANIA HOLLANDEZE DAMEN SHIPYARD (2005 – 2014), FMO – ENTERPRENEURAL DEVELOPMENT BANK ,PROGRAMI PUM