MARRËDHËNIET SHQIPËRI-ISLANDË

TË DHËNA SHKURT MBI ISLANDËN

Islanda është një shtet ishullor në Atlantikun Verior. Ajo ka një popullsi prej 348.580 banorë dhe një sipërfaqe prej 103.000 km2. Monedha zyrtare është krona islandeze (ISK). Forma e qeverisjes është demokraci parlamentare me degë gjyqësore, ekzekutive dhe legjislative.

Përmbledhje

Si Shqipëria ashtu edhe Islanda nuk kanë përfaqësi diplomatike rezidente në Rejkjavik dhe Tiranë, por e kryejnë mbulimin diplomatik nëpërmjet Ambasadave përkatëse në Stokholm. Konsulli i Nderit të Islandës në vendin tonë është z. Isuf Berberi.

Marrëdhëniet dypalëshe

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë shumë të mira dhe Rejkjaviku mbështeti pa rezerva anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Tregtia dhe investimet dypalëshe

Ka hyrë në fuqi marrëveshja për mënjanimin e taksimit të dyfishtë, e cila u nënshkrua nga dy MPJ-të në shtator të vitit 2014;