MARRËDHËNIET SHQIPËRI-NORVEGJI

Marrëdhëniet dypalëshe
Ekziston një nivel shumë i mirë i bashkëpunimit politik me Norvegjinë Vizita e parë e një ministri norvegjez të Punëve të Jashtme në Shqipëri është zhvilluar në prill të vitit 1998, kur z. Knut Vollebæk vizitoi vendin tonë për të diskutuar jo vetëm çështjet dypalëshe por edhe ato rajonale, veçanërisht Kosovën (atë periudhë Norvegjia bënte pjesë në Trojkën e OSBE-së).

Në korrik 2015 ish Ministri i për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati vizitoi Oslo dhe në Mars 2016 MPJ e Norvegjisë Børge Brende zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë.

Norvegjia ka mbështetur në mënyrë të  vazhdueshme politikën e zgjerimit të BE-së dhe veçanërisht procesin e integrimit evropian të Shqipërisë duke dhënë asistencë konkrete.Norvegjia mbështeti fuqimisht anëtarësimin e vendit tonë në NATO si edhe vlerëson pozitivisht politikën tonë të jashtme, duke e konsideruar atë si faktor stabilizues në Rajonin e Ballkanit.