Marrëdhëniet Shqipëri-Spanjë

TË DHËNA SHKURT MBI SPANJËN

Spanja njihet zyrtarisht si Mbretëria e Spanjës. Ajo është e vendosur në Gadishullin Iberik, në Evropë. Me një sipërfaqe prej 505,990 km2, Spanja është vendi më i madh në Evropën Jugore për nga sipërfaqja. Ka një popullsi mbi 46,400,000 milionë banorësh. Shumica e popullsisë është e besimit katolik. Monedha zyrtare është Euro (€). Forma e qeverisjes  është  monarki kushtetuese  parlamentare.

 

PËRMBLEDHJE

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës janë vendosur më 12 shtator 1986. Ambasada e RSH-së në Madrid është hapur në qershor të vitit 1995, ndërsa ajo e Spanjës në Tiranë në vitin 2006.

Shkëmbimet politike kanë qenë intensive dhe vizitat me të rëndësishme janë  të dy Kryeministrave të asaj kohe, z. Jose Maria Aznar dhe z. Ilir Meta, në Tiranë dhe Madrid.   Përgjatë viteve mund të përmendim vizita të tjera të nivelit të lartë, si ajo Ministrit të Jashtëm z. Mirations në Tiranë, vizitat e  Ministrit të Jashtëm z. Lulzim Basha, z. Ilir Meta dhe SH.T.z  Ditmir Bushati në prill të 2015-ës. Vizita e fundit e Ministrit të Jashtëm të Spanjës ishte në shkurt të 2006-ës.

Mbështetja e Spanjës për aderimin e Shqipërisë në BE fillon me Memorandumin e Mirëkuptimit të Nëntorit 2007 mes dy palëve, i cili i hapi udhë projekteve të ndryshme për përshtatjen me acquis e BE-së. Spanja ka asistuar reformën e sistemit të Drejtësisë nëpërmjet EURALIUS III, mision i financuar nga KE me juristë spanjollë (2011-2013). Spanja po ashtu ka asistuar Prokurorinë shqiptare me projekte kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar. Spanja është një mbështetëse e fortë për Shqipërinë në rrugën evropiane.

 

MARRËDHËNIET DYPALËSHE

Marrëdhëniet dypalëshe janë intensifikuar, me shkëmbime e vizita zyrtare, më të shumta nga pala shqiptare dhe me forcimin e dialogut politik në përgjithësi.

Kuadri ligjor i bashkëpunimit është i konsoliduar. Me Spanjën janë në fuqi rreth 20 dokumente juridike të nënshkruara nga viti 1995, të tilla si marrëveshje, memorandume, programe etj. Ato lidhen me ekonominë, arsimin, kulturën, lëvizjen e lirë etj. Në vitin  2017, Spanja hoqi objeksionet  për aplikimin e Marrëveshjes së Apostiles për shtetasit shqiptarë. Vazhdohet në procedurë nga pala spanjolle, njohja e Lejeve të Drejtimit (patentave) për shtetasit shqiptarë, Memorandumi i Mirëkuptimit midis Akademive Diplomatike të dy MPJ-ve dhe për Sigurimet Shoqërore.

Shqipëria dhe Spanja bashkëpunojnë jo vetëm në kuadër të OKB-së, BE-së dhe NATO-s, por edhe në iniciativa të tjera multilaterale si Bashkimi për Mesdheun, ku ne jemi anëtare që nga viti 2008 dhe Aleanca e Qytetërimeve ku Spanja është një promotor i rëndësishëm. Kemi mbështetur kandidatura  të ndryshme përkatëse në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Fushat kryesore të bashkëpunimit, kanë qenë: kooperacioni spanjoll – deri në vitin 2009 kontribuoi ndjeshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor. Për periudhën 2009-2012 kontributi ka qenë i ulët me rreth 20 milionë Euro.

TREGTIA DHE INVESTIMET DYPALËSHE

Aspekti ekonomik është i lidhur me rritjen e investimeve direkte (FDI) në Shqipëri; rritjen e eksporteve tona në Spanjë; rritjen e turisteve spanjolle që vizitojnë Shqipërinë, etj. Kompani spanjolle të rëndësishme si ENAGAS, IBERDROLA, GILMAR, OHL, INECO, INDRA, MELIA ose janë vendosur ose bashkëpunojnë në Shqipëri me projekte të ndryshme. Interesi spanjoll shprehet në fusha te tilla si: energjetika, shpërndarja, furnizimi e pastrimi i ujit të pijshëm, infrastruktura dhe turizmi.

Tregtia ka një trend stabël në rritje. Nga viti 2017 kemi bilanc pozitiv. Spanja është  destinacioni i 5-të i eksporteve tona kryesisht karburante, konfeksione e fasone. Shkëmbimet     tregtare vjetore vlerësohen të jenë rreth 200 milionë euro