Marrëdhëniet me Vëndet e Rajonit

Shqiperia ne Rajon

 

Forcimi i stabilitetit, i bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, në rradhë të parë me vendet kufitare, ka qenë një nga prioritetet kryesore te politikes se Jashtme te Shqipërisë. Kjo i shërben sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të vendit, sikurse ndihmon në rritjen e ndikimit tonë në forcimin e respektimit të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në shtetet fqinje. Kjo frymë konstante e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë është shumë e rëndësishme edhe për ecurinë e rrugëtimit evropian të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor, anëtarësimi i të cilit në Bashkimin Evropian do të ndihmonte në zgjidhjen përfundimtare dhe të qëndrueshme të problemeve të trashëguara nga e kaluara e largët dhe e afërt.  

 

 

Marredheniet me shtetet e rajonit

 

KOSOVA

 

Marrëdhëniet Politike

 

Bashkëpunimi mes dy vendeve vlerësohet i shkëlqyer dhe vëllazëror. Shqiperia ishte nga shtetet e para qe njohu pavaresine e Kosoves më 17 shkurt 2008 dhe më 19 shkurt 2008 vendosi marrëdhëniet diplomatike.

Bashkëpunimi dypalësh udhëhiqet nga interesi kombëtar për të thelluar ndërveprimin politik, ekonomik, social dhe kulturor dhe për të avancuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si projekt themelor përbashkues i hapësirës shqiptare në shërbim të paqes, stabilitetit dhe begatisë së saj.

Bashkepunimi midis dy shteteve tona  konsiderohet strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euroatlantike. Vizitat dhe kontaktet e nivelit të lartë, tregojnë qartë vullnetin politik për një partneritet më të ngushtë në të gjitha fushat.

Gjashtë Mbledhjet Ndërqeveritare (G2G) dëshmojnë qartë vullnetin politik të të dy vendeve dhe gatishmërinë që të çojmë përpara bashkëpunimin midis tyre bazuar edhe në marrëveshjet e firmosura gjatë këtyre mbledhjeve. Mbledhja e gjashtë (G2G6) u mbajt në Tiranë me datë 2 tetor 2020 dhe rezultoi me nënshkrimin e 13 marrëveshjeve, qe do te thellojne me tej bashkepunimit midis te dy vendeve.

 

Shqiperia mbështet dhe po punon per fuqizimin e veprimit politiko-diplomatik për anëtarësimin e Kosovës në forumet e nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare, si  dhe në procesin e avancimit të njohjeve. Liberalizimi i vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe avancimi i agjendës integruese në BE do të sjellin përparimin e qëndrushëm të vendit dhe konsolidimin e proceseve demokratike në Kosovë.

Vlerësohet shtrirja e mëtejshme e përfaqësive të përbashkëta diplomatike, duke synuar vënien në qendër të vëmendjes zhvillimin e diplomacisë ekonomike si një nevojë parësore për të dy vendet.

 

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar

Vlerësohen hapat e ndërmarra deri më tani me Kosovën në kuadër të unifikimit të tregjeve, rrëzimit të barrierave tregtare, ndërlidhjes infrastrukturore dhe energjetike, qe janë premisë e mirë për nxitjen e interesave tona në kuadër të Procesit të Berlinit, veçanërisht jetësimin e objektivave të parashtruara në Samitin e Triestes dhe Sofies  për një treg të përbashkët rajonal.

Viti 2019 shënoi rritjen më të madhe të bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duke shënuar kuotat më të larta të shkëmbimeve në vite (mbi 300 milion Euro). Pavarësisht situatës së shkaktuar nga COVID-19, gjate 2020 të dy vendet kanë vijuar pa ndërprere bashkëpunimin ekonomik, dhe shkëmbimet tregtare import – eksport.

Në vitet e fundit ka pasur një rritje në shkëmbimin tregtar ndërmjet dy vendeve në eksporte dhe në importe. Hapja e Zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit, pika e unifikuar kufitare e Morinës, marreveshjet për zbatimin e lehtësirave doganore dhe shmangien e tatimit të dyfishtë po ndihmojnë në lehtësimin total të qarkullimit të njerëzve e mallrave mes dy shteteve dhe rritjen e zhvillimit ekonomik. Sidoqoftë mundësitë janë shumë herë më të mëdha.

 

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar

Hapat e ndërmarra deri më tani me Kosovën në kuadër të unifikimit të tregjeve, rrëzimit të barrierave tregtare, ndërlidhjes infrastrukturore dhe energjetike janë premisë e mirë për nxitjen e interesave tona në kuadër të Procesit të Berlinit, veçanërisht jetësimin e objektivave të parashtruara në Samitin e Londrës për një treg të përbashkët rajonal.

 

Viti 2019 shënoi rritjen më të madhe të bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duke shënuar kuotat më të larta të shkëmbimeve në vite (mbi 300 milion Euro), por pandemia ndikoi ne kete bilanc per vitin 2020. Sidoqoftë mundësitë janë shumë herë më të mëdha.

 

Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Doganës së Republikës se Kosovës dhe Drejtorisë se Përgjithshme të Doganave te RSH dhe vendimet e marra në mbledhjet e dy qeverive, kanë shpejtuar lëvizjen e mallrave, e shkurtuar kohën e qëndrimin të tyre në doganë me objektivin për ta shndërruar në pikëpamjen doganore kufirin Shqipëri-Kosovë në një kufi “virtual”.

Vendet kanë nënshkruar Protokollin Ndryshues për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë Lidhur me Të dy vendet kanë vijuar pa ndërprere bashkëpunimin ekonomik, dhe shkëmbimet tregtare import – eksport, pavarësisht situatës së shkaktuar nga COVID-19.

 

Dialogu Kosovë-Serbi

Shqipëria vlerëson dhe e mbeshtet rinisjen e dialogut Kosovë – Serbi, në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Rezultati përfundimtar duhet të jetë një Marrëveshje e detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës.

 

 

 

MALI I ZI

 

Bashkëpunimi Politik

Marrëdhëniet midis dy vendeve, karakterizohen si shumë të mira, intensive dhe shembull bashkëpunimi në rajon. Marrëdhëniet me Malin e Zi janë karakterizuar nga zhvillime pozitive gjatë viteve të fundit. Shkëmbimet politiko diplomatike, ato ekonomike, tregtia dhe sidomos turizmi janë thelluar dhe zhvilluar. Vizitat dhe kontaktet e nivelit të lartë janë tregues i qartë i vullnetit politik për një partneritet më të ngushtë në të gjitha fushat.

 

Marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve u vendosën më 1 gusht 2006, pas pavarësisë së Malit të Zi. Shqipëria vlerëson orientimin euro-atlantik të MZ, performancën si vend anëtar i NATO-s dhe procesin e integrimit në BE, ku një nga fushat e bashkëpunimit është edhe përfitimi i përvojës së Malit Zi gjatë negociatave për anëtarësim në BE.

 

Bashkëpunimi ekonomik

Vlerësohet bashkëpunimi i deritanishëm ekonomik, megjithatë, ka ende shumë potencial për t'u shfrytëzuar në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.

 

Vendet kanë mbështetur dhe koordinuar aktivitete të përbashkëta: si panaire, ekspozita, shkëmbime vizitash në nivele ekspertësh e biznesmenësh; shkëmbimet e informacioneve  tregtare mes Dhomave të Tregtisë/ Shoqatave të Biznesit të dy vendeve, etj, megjithatë, shihet e nevojshme për të nxitur edhe më tej këtë bashkëpunim.

Pas  Takimit të parë ndërqeveritar (G2G1, 3 korrik 2018 në Shkodër) dhe miratimit te disa marrëveshjeve janë zhvilluar Forume Biznesi me pjesëmarrjen e kompanive nga të dy vendet, me qellim rritjen e shkembimeve tregtare e ekonomike.

 

Shqiptarët në MZ

Shqiptarët në MZ kanë dhe po luajnë një rol vendimtar për të ardhmen euroatlantike të vendit dhe për ruajtjen e kohezionit të shoqërisë dhe vendit. Vlerësohen arritjet e deritanishme dhe marrëveshja midis partive politike për përmirësimin e të drejtave dhe përfaqësimit të popullatës shqiptare. Shqipëria ka mbështetur popullsinë shqiptare në Mal të Zi, duke i inkurajuar dhe mbështur respektimin e të drejtave të shqiptarëve, bashkëpunimin, zhvillimin ekonomik, në shërbim edhe të perspektivës evropiane të këtij vendi mik, fqinjë me Shqipërinë.

 

 

Republika e Maqedonisë së Veriut

Bashkëpunimi politik

Shqipëria ka qenë një nga vendet e para që e ka njohur Maqedoninë e Veriut pasi ajo u shkëput nga ish-RFJ, ndërsa marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve u vendosën më 24 dhjetor 1993.

Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë patur zhvillime shumë pozitive vitet e fundit, mundësuar me përpjekje të dy palëve. Nje tregues i bashkepunimit shume te mire midis te dy vendeve jane edhe shkëmbimi i vizitave dypalëshe të nivelit të lartë dhe jo vetëm, marrëveshjet dhe memorandumet e bashkëpunimit të nënshkruara mes dy vendeve, si dhe bashkepunimi ne kuadrin e organizatave rajonale dhe procesit të Berlinit.

Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut ka përmirësuar rrënjësisht respektimin e të drejtave të shqiptarëve dhe njohjen e rolit konstruktiv të popullsisë shqiptare dhe të faktorëve shqiptarë atje. Me Maqedoninë e Veriut kemi interesa të forta bashkëpunimi dy dhe shumëpalësh, jo vetëm si vende fqinje, por edhe si kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shqipëria mirëpret përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të ndërtuar një shoqëri multietnike funksionale bazuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe inkurajon autoritetet në Shkup të ndërmarrin përpjekje të mëtejshme për këtë çështje.

Minoritetin maqedonas në Shqipëri, qe i garantohen të drejta të plota nga Ligjit për minoritetet dhe aktet nenligjore, si për çdo minoritet që jeton brenda territorit shqiptar, e shohim si nje ure te rendesishme te bashkepunimit midis te dy vendeve.

Marrëdhëniet ekonomike

Pavarësisht marrëdhënieve shumë të mira politike, nevojitet intensifikimi i mëtejshëm i shkëmbimeve tregtare, turistike, kulturore etj. Lidhjet tregtare janë zgjeruar dhe vëllimi i tregtisë është rritur, pavarësisht faktit se jemi akoma shumë larg përdorimit të potencialit tonë të plotë. Për vitin 2019 volumi tregtar i shkëmbimeve me Maqedoninë e Veriut ka qenë me një vlerë prej 139 mln Euro, ndersa për vitin 2018 volumi tregtar i shkëmbimeve me Maqedoninë e Veriut ka qenë me një vlerë prej 142 mln Euro. Duhet të vijojmë të thellojmë fazën e re të marrëdhënieve dypalëshe, përmes punës së nisur në kuadër të mekanizmit të G2G-ve dhe angazhimeve të ndërmarra në kuadër të bashkëpunimit rajonal, siç janë projektet e përbashkëta ndërkufitare, ndërlidhja dhe masat për Zonën Ekonomike Rajonale. Pavaresisht pandemise, bashkepunimi midis te dy vendeve e ka ruajtur trendin pozitiv.

Bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe kulturës

Midis dy vendeve kemi një kuadër të pasur ligjor dhe lidhje të shumëfishta në fushën e arsimit dhe të kulturës. Ka hapësira të shumta për të intensifikuar bashkëpunimin midis institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor te te dy vendeve. Zbatimi i Marrëveshjes për hapjen e Qendrave Kulturore dhe Informacionit në Tiranë dhe në Shkup është një hap përpara i mirëpritur në këtë drejtim.

 

 

Greqia

Bashkëpunimi  politik

Marrëdhëniet mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë janë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë si dy vende, anëtare në NATO dhe me interesa jetike të përbashkëta, që ndajnë vlerësimin se marrëdhëniet ndërmjet tyre janë me rëndësi strategjike në rajon.

Greqia ka mbështetur dhe shprehur zyrtarisht mbështetje për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Shqipëria e konsideron Greqinë një fqinj të çmuar, por edhe partner në rrugën e saj drejt demokracisë, përparimit dhe integrimit evropian.

Të dy palët vlerësojnë dhe angazhohen për trajtimin, në respekt të së drejtës ndërkombëtare, kuadrit të brendshëm ligjor dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të gjitha problemet e trashëguara nga e kaluara e largët apo e vonë dhe për gjetjen e zgjidhjeve të mirëpranuara mes palëve.

Tregues të bashkepunimit të mirë politik janë takimet e fundit te Kryeministrit Rama me homologun Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtem Grek Dendias ne Athine (8 janar 2021), si dhe dhe vizita e Ministrit grek të Punëve të Jashtme më 20 tetor 2020. Në këto takime është rënë dakord për caktimin e një agjente konkrete bashkëpunimi, si dhe vazhdimi i  ecurisë së mirë grupeve të punës për probleme te ndryshme me interes reciprok. Të dyja palët po punojnë për të çuar me tej përparimin e bërë gjatë viteve të kaluara në kuadrin e mekanizmit dypalësh.

Greqia ishte një ndër vendet e para që u solidarizua dhe ofroi mbështetje në rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, gjithashtu dhe një prej kontribuesve në konferencën e donatorëve më 17 shkurt 2020 në Bruksel. Bashkëpunimi midis dy vendeve ka qene efektiv edhe gjatë situatës së krijuar  nga pandemia e Covid-19.

Minoriteti grek në Shqipëri dhe komuniteti i madh i emigrantëve shqiptarë në Greqi, përbëjnë ura të forta të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

 

Marrëdhëniet ekonomike

Greqia vazhdon të jetë një partner shumë i rëndësishëm ekonomik i Shqipërisë. Për vite me radhë ajo ka qenë në krye të listës së partnerëve në tregti dhe në investimet e huaja direkte. Një pjesë e konsiderueshme e aktivitetit ekonomik dhe financiar të Shqipërisë ka qenë e orientuar drejt saj, duke bërë që ekonomitë e të dyja vendeve të jenë të lidhura fort mes tyre. Në FDI Greqia renditet e para me investime në sektorë kyç si telekomunikim, banka, transport, etj

Sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar Tregtar (QKB shtator 2020) paraqiten 769 biznese greke që operojnë në Shqipëri në fushën e tregtisë me shumicë dhe me pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave; ndërtimi, akomodimi dhe shërbimi ushqimor, aktivitete të pasurive të paluajtshme (real estate) industria përpunuese etj.

Shkëmbimet tregtare me Greqinë gjatë 7 mujorit të parë të vitit 2020 kanë qenë me një vlerë prej 299 milion Euro. Për vitin 2019 volumi tregtar i shkëmbimeve me Greqinë ka qenë me një vlerë prej 527 milion Euro (importi në vlerë 423 milion Euro, kurse eksporti në vlerë 104 milion euro).

Projekti i perbashket TAP (Trans-Atlantic Pipeline) perben nje nga projektet me te rendesishme ne fushen e energjise.

Bashkëpunimi i ngushtë midis institucioneve dhe bizneseve ka vazhduar edhe përgjatë situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19 duke bërë që deri më tani ta përballojnë me sukses këtë situatë.

Të dy vendet ndajnë mendimin se mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e investimeve janë më të mëdha.

Bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe kulturës

Midis dy vendeve, ka një bashkëpunim të mirë në fushën e arsimit dhe kulturës, por ka më shumë mundësi për të thelluar dhe zgjeruar këtë bashkëpunim në shumë sektorë.

Bashkëpunimi në arsim shtrihet në fushat e arsimimit të pakicave kombëtare greke në Shqipëri, në fushën e arsimit të lartë, në njohjen e diplomave dhe në punën e komitetit të përbashkët shqiptaro – grek, për të studiuar mënyrën e paraqitjes së historisë, gjeografisë, kulturës, dhe ekonomisë në tekstet shkollore të të dyja vendeve.

Bashkëpunimi kulturor shtrihet në fushat e trashëgimisë kulturore, në fushën e librit dhe në fushën e artit dhe kinematografisë.

 

Republika e Bullgarisë

Bashkepunimi politik

Marrëdhëniet politike në mes vendeve tona konsiderohen shumë të mira, të qëndrueshme, pa asnjë çështje të hapur dhe bazohen ne traditen shekullore te lidhjeve miqesore midis te dy vendeve. Kryeqyteti i Bullgarisë, Sofja, në fund të shekullit 19 – fillimi i shekullit 20 ka shërbyer si “vatra” ku mblidheshin patriotët shqiptarë dhe ku është është kryer një veprimtari shumë e pasur për pavaresine dhe çështjen kombëtare shqiptare. Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë janë vendosur në vitin 1922 dhe, pak kohë më vonë, janë hapur përfaqësitë diplomatike në të dy vendet.

Midis palëve është zhvilluar një dialog politik konstruktiv ne nivel te larte, si në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe, ashtu edhe në kuadrin e bashkëpunimit shumëpalësh. Integrimi evropian i rajonit është përparësi e politikës së jashtme të Bullgarisë. Ajo ka qene një nga mbështetëset e forta të integrimit evropian të Shqipërisë, dhe vendeve të tjera të BP, duke lobuar fuqishëm në marrjen e vendimit për hapjen e negociatave të pranimit në BE. Vlerësohet bashkëpunimi me Bullgarinë në organizatat ndërkombëtare dhe shkëmbimet e kandidaturave. Në Shqipëri jeton një minoritet bullgar, i cili u njoh si i tillë përmes miratimit të Ligjit për minoritetet më 13 tetor 2017, kurse ne Mandricë të Bullgarisë jeton nje komunitet i vogël shqiptarësh.

Marrëdhëniet ekonomike

Për vitin 2019 volumi tregtar i shkëmbimeve me Bullgarinë ka qenë me një vlerë prej  95 mln euro, nga të cilat importet ishin në vlerë 66.7 mln euro, ndërsa eksportet ishin në vlerë 28.6 mln euro. Krahasuar me vitin 2018 vihet re ulje e volumit të importeve me -20% dhe ulje të vlerës me -4.2%. Ndërsa në eksport vihet re rritje të volumit me 14% dhe të vlerës me 25%.

 

Referuar QKB, deri në korrik 2020 në Shqipëri janë të regjistruar 68 biznese bullgare nga të cilat 36 janë me kapital 100% bullgar. Bizneset bullgare operojnë kryesisht në Tiranë dhe në Durrës, me veprimtari në fushën e energjisë elektrike, gazit, avullit dhe furnizimit me ajër të kondicionuar, tregtisë me shumicë dhe me pakicë; riparimin e automjeteve dhe motorcikletave; aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike etj.

Bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe mjedisit ka shumë potencial. Gjatë viteve të fundit, Bullgaria renditet në mesin e 15 vendeve të para me numrin më të madh të vizitorëve në vendin tonë.

 

Italia

Bashkepunimi Politik

Italia mbetet një nga partnerët kryesorë strategjikë të Shqipërisë dhe bashkëpunimi bazohet në lidhjet e jashtëzakonshme historike, kulturore dhe ekonomike. Dialogu ndër-shtetëror midis qeverive është i qëndrueshëm, i fortë dhe i integruar përmes bashkëpunimit të thellë dypalësh në shumë sektorë dhe fusha. Marrëdhëniet shqiptaro-italiane vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë, e lidhur me interesat tona të thella strategjike, partneritetin e ngushtë të NATO-s dhe një perspektivë të përbashkët evropiane. Partneriteti Strategjik midis dy vendeve (i sanksionuar në Deklaratën e Partneritetit Strategjik të firmosur dhe hyrë në fuqi më 12 Shkurt  2010), si edhe mbështetja e fuqishme e Italisë në rrugën e integrimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian, konfirmojnë edhe më shumë nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.

Mbeshtetja e vecante e Italise u demonstrua ne perballimin e pasojave të termetit te 26 nentorit në Konferencën e Donatorëve më 17.02.2020. ku Qeveria italiane ofroi një ndihmë prej 90 milion EUR, nderkohë që Italia dërgoi menjëherë me 26 nëntor dy avionë me skuadra speciale, duke dhene një ndihmë te te jashtëzakonshme ne shpëtimin e shumë jetëve.

Diaspora e vjeter arbereshe dhe komuniteti i madh i emigranteve shqiptare ne Itali eshte nje ure e forte e bashkepunimit midis te dy vendeve.

Bashkëpunimi Ekonomik

Italia mbetet partneri i parë tregtar i Shqipërisë dhe gjithashtu një nga donatorët kryesorë të Shqipërisë. Në këtë kontekst, ne konsiderojmë se ka akoma shumë potencial për t'u përdorur në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.

Sipas të dhënave të Regjistrit Kombëtar Tregtar (QKB) në territorin e Shqipërisë janë aktive rreth 2900 kompani të cilat kanë pronësi italiane (ndër to, 2100 kanë kapital 100% italian, ndërsa 800 prej tyre kapital të përbashkët). 84% e kompanive jane te vendosura ne Tirane dhe Durres dhe me nje volum tregtar prej 2.7 miliard EUR.

Ka një gatishmëri për të promovuar praninë e investimeve të mëdha italiane në Shqipër dhe investitorëve italianë për të investuar në sektorë strategjikë të ekonomisë së vendit, duke filluar nga energjia, turizmi, transporti, infrastruktura, bujqësia, TIK, zonat ekonomike dhe zonat prioritare të zhvillimit.

Komiteti ndërqeveritar për bashkëpunimin ekonomik eshte nje mekanizen i rëndësishëm qe do te analizoje gjendjen aktuale të këtij bashkëpunimi dhe do te identifikoje fushat e ardhshme te ketij bashkepunimi.

Bashkëpunimi intensiv në projektin TAP ka një rëndësi strategjike jo vetëm për vendet tona por për rajonin dhe gjithashtu për sigurinë energjetike të BE. Ne e vlerësojmë projektin TAP si shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, Italinë dhe të gjithë rajonin, dhe mbështesim vazhdimin e këtij projekti.

 

Qipro

Shqipëria dhe Qipro kanë marrëdhënie të mira dypalëshe dhe vullnetin e mirë për konsolidimin dhe zgjerimin e tyre. Gjatë Presidencës Qipriote të BE-së, u dinamizuan marrëdhëniet  midis dy vendeve, kryesisht në kuadër të procesit të integrimit evropian, por vihet re një mungesë e shkëmbimeve bilaterale si dhe të vizitave të nivelit të lartë.

Shqipëria dhe Qipro kanë nënshkruar një sërë marrëveshjes si në fushën e turizmit, në fushën e transportit ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave, në nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve, në fushën e doganave, si edhe në fushën e bashkëpunimit të Integrimit Evropian. Megjithatë, ekzistojnë mjaft hapësira për ta thelluar dhe konsoliduar bashkëpunimin më tej në të ardhmen

Republika e Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në Qipro dhe në vijimësi ka mbështetur dhe mbështet vendimet dhe rezolutat e OKB-së, si dhe ato të Këshillit të Sigurimit, të Asamblesë së Përgjithshme të OKB per zgjidhjen e çështjes së Qipros në mënyrë paqësore dhe realiste, bazuar në standardet dhe vlerat ndërkombëtare dhe evropiane.

 

Serbia

Bashkëpunimi politik

Qeveria shqiptare i kushton një vëmendje të veçantë forcimit së marrëdhënieve dypalëshe me Serbinë, duke marrë parasysh implikimet e shumëfishta që kjo marrëdhënie rrezaton në nivel dypalësh dhe rajonal, duke përfshirë Kosovën dhe shqiptarët që jetojnë në rajon. Falë një vizioni emancipues, të dyja palët kanë arritur të instalojnë një dialog të dobishëm dhe janë në gjendje që në këtë fazë të artikulojnë të gjithë gamën e çështjeve, si ngjashmëritë, dallimet apo edhe papajtueshmëritë, në mënyrë që të krijohet një bazë e shëndoshë dhe e fortë në perspektivën e marrëdhënieve shqiptaro-serbe.

Vizita e parë e Kryeministrit Edi Rama në Beograd në nëntor 2014 mori përmasa historike, duke sjellë një epokë të re në marrëdhëniet politike me Beogradin zyrtar, e ndjekur edhe nga vizita e Kryeministrit të atëhershëm serb AleksandarVučić, në maj 2015, duke sjellë përparim të mëtejshëm, me vullnetin për t’i shërbyer bashkëpunimit dypalësh dhe atij rajonal, si dhe në dobi të përforcimit të sinergjive drejt projektit të përbashkët të integrimit evropian.

I rendesishem ka qene dhe bashkepunimi shumepalesh ne kuadrin e Procesit te Berlint dhe samiteve ne kuader te tij, qe kane cuar ne intensifikimin e bashkepunimit dhe arritjen e hapave pozitive ne kuadrin e nismave rajonale dhe hapesires se perbashket ekonomike.

 

Bashkepunimi ekonomik

Ka indikatorë të kënaqshëm në planin ekonomik, volumi tregtar ka ardhur duke u rritur në vlerën e mbi 200 milion €, ndërsa vijojnë shkëmbimet në fusha si turizmi, energjia, transporti etj. Dhoma e Përbashkët e Tregtisë Shqipëri-Serbi ka arritje inkurajuese në krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta dhe investimeve të fokusuara në turizëm.

 

Qeveria shqiptare ndjek me vëmendje situatën e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës dhe kudo në Serbi. Mbështesim plotësisht politikën e mosdiskriminimit dhe integrimin e tyre në institucionet shtetërore, gjë që nuk është thjesht një domosdoshmëri për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar në përputhje me standardet evropiane, por edhe gurthemeli i forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe. Kërkesat tona bazohen në nevojat e tyre për të marrë atë që u takon, më shumë mirëqenie, më shumë respekt dhe përfshirje më të madhe në proceset integruese të Serbisë.

 

 

Bosnje dhe Hercegovina:

Bashkepunimi politik

Vlerësojmë nivelin e mirë të marrëdhënieve dypalëshe dhe vullnetin politik për të forcuar më tej bashkëpunimin mes vendeve tona, duke e konsideruar atë një interes të drejtpërdrejtë të politikës sonë të jashtme. Pozicioni i Shqipërisë është në përputhje me faktorët ndërkombëtarë, në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës, procesit të integrimit të saj në NATO dhe BE, si dhe reformat e nevojshme politike në vend të ndërmarra në kuadër të këtij procesi dinamik.

Aktualisht, janë lidhur një numër marrëveshjesh me Bosnjë dhe Hercegovinën në shumë fusha, duke krijuar një kuadër të favorshëm ligjor për promovimin e bashkëpunimit dypalësh.

Bashkepunimi ekonomik

Megjithëse shkëmbimet tregtare me Bosnje dhe Hercegovinën janë rritur gjatë viteve të fundit, përgjithësisht ato mbeten në nivele të ulëta dhe larg potencialit që ekziston midis vendeve tona. Volumi tregtar në vitin 2019 arriti në 41 milionë euro, 3.5% më shumë krahasuar me vitin e mëparshëm. Eksportet drejt Bosnje dhe Hercegovinës janë rreth 16,74 milionë euro, ndërsa importet 24,17 milionë euro.

Në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve me komunitetin shqiptar në Bosnjë dhe Hercegovinë, si një urë e sigurt për forcimin e miqësisë midis dy vendeve tona, inkurajojmë bashkëpunimin në fusha të tilla si arsimi në gjuhën amtare, integrimi i shqiptarëve në institucione, shkëmbimet kulturore dhe shkencore me Shqipëri, etj.

 

Kroacia

Bashkepunimi Politik:

Shqiperia ishte nje nga shtete  para qe njohu pavaresine e Kroacise pasi u shkeput nga ish-Jugosllavia ne vitin 1991. Marrëdhëniet diplomatike midis te dy vendeve janë vendosur në vitin 1992.

Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kroacisë vlerësohen të shkëlqyera, të qëndrueshme, pa asnjë çështje të hapur dhe me ecuri pozitive ndër vite. Midis palëve zhvillohet një dialog politik intensiv, si në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe, ashtu edhe për situatën në rajon dhe më gjerë. Bashkëpunimi dypalësh dhe shumëpalësh me Kroacinë është zhvilluar më tej në një fazë preferenciale pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik (dhjetor 2018), që shenoi nje tjeter arritje dhe moment historik në historinë tonë të gjatë të bashkëpunimit dhe partneritetit në funksion të intensifikimit dhe rregullimit të dialogut politik në fushat me rëndësi strategjike.

Kroacia ka qene një mbështetëse e forte e hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE dhe te mbajtjes se Konferences se pare nderqeveritare me Shqiperine brenda vitit 2020. Tema e zgjerimit ishte nje nga objektivat kryesore te Presidences se saj te BE-se (Janar-qershor 2020).

Kroacia ka qenë një bashkudhëtare në procesin e anëtarësimit në NATO dhe midis dy vendeve, edhe ne kuader te nismës A5 po zhvillohet një bashkëpunim i ngushtë në kuadër tё reformave në fushën e mbrojtjes e sigurisë kombëtare.

Kroacia ishte nga shtetet e para qe ofroi ndihma si ne termetin e 21 shtatorit dhe ate te 26 nentorit. Në konferencen e donatoreve ne Bruksel me 17 shkurt Kroacia premtoi dhenien e nje ndihme prej 1 milion Euro qe po perdoren per ringritjen e dy objekteve publike.

 

Diaspora shqiptare është e mirintegruar në shoqërinë kroate dhe përfaqëson një urë të mirëfilltë miqësie dhe një garanci për forcimin më tej te marrëdhënieve tona.

 

Bashkepunimi Ekonomik

Ka një trend pozitiv rrites në këtë bashkëpunim por mundesite jane me te medha.  Pavarësisht numrit të madh të kompanive kroate në Shqipëri, volumi i kapitalit të investuar është modest.

Te dy palët po punojnë për të  maksimizuar avantazhet e TAP dhe duke i dhënë projekteve IAP dhe Blue Highway rëndësinë që meritojnë në kontekstin e lidhjes për të krijuar një rrugë të re gjatë Adriatikut.

Vizita e Ministrit Kroat të Ekonomisë në Tiranë në 19 Korrik 2019 dhe vizita e Ministrit të Financave dhe Ekonomise në Zagreb në 12-13 Janar 2020, organizimi i Forumit të Përbashkët Ekonomik në Tiranë dhe Zagreb; nënshkrimi i një Memorandumi të Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Ekonomisë shenojne hapa pozitive premtues per te ardhmen.

 

Sllovenia

Bashkepunimi Politik:

Shqiperia ishte nje nga shtete  para qe njohu pavaresine e Sllovenise pasi u shkeput nga ish-Jugosllavia ne gusht 1991. Marrëdhëniet diplomatike midis te dy vendeve janë vendosur  më 9 mars 1992.

Marrëdhëniet Slloveni-Shqipëri mund të vlerësohen si shumë të mira në fushat politike, diplomatike, sektorët e sigurisë e të mbrojtjes, në kuadrin e nismave rajonale, etj. Tregues domethenes eshte shkembimi i vizitave te niveleve me te larta ne vitet e fundit.

Sllovenia në mënyrë të vazhdueshme ka  mbështur integrimin Euroatlantik të Shqipërisë dhe hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.

Sllovenia ishte nga shtetet e para qe ofroi ndihma si ne termetin e 21 shtatorit dhe ate te 26 nentorit. Në konferencen e donatoreve ne Bruksel me 17 shkurt Slovenia mori persiper ndertimin e nje shkolle modulare, e cila eshte ne proces ndertimi.

 

Diaspora shqiptare është e mirintegruar në shoqërinë sllovene dhe përfaqëson një urë të mirëfilltë miqësie dhe një garanci për forcimin më tej te marrëdhënieve tona.

 

Bashkepunimi Ekonomik.

Ka një trend pozitiv rrites në këtë bashkëpunim por mundesite jane me te medha.  Volumi i shkëmbimeve tregtare midis Shqipërisë dhe Sllovenisë për vitin 2019 ka qene në vlerën prej 67 mln Euro, qe konsiderohet modeste, kundrejt mundësive me te mëdha për bashkëpunim fushat e turizmit, teknologjisë së lartë, energjisë dhe mjedisit.  Histori suksesi mund të konsiderohet hapja e zyrës të Agjensisë Turistike Kompas në Tiranë që prej 1 shtatorit 2019. Sipas të dhënave të QKB, mars 2020 numri i bizneseve aktive nga Sllovenia është 54, i shpërndarë në rajonin Tiranë – Durrës- Fier- Shkodër- Kukës, kryesisht në fushën e tregtisë me shumicë dhe me pakicë; industrisë përpunuese apo shërbimeve administrative dhe mbështetëse.

 

 

Malta

Bashkepunimi Politik

Marredheniet me Malten vleresohen shumë të mira dhe dialogu politik eshte zhvilluar në nivelet më të larta. Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Maltës u vendosën më 5 mars 1973.

Malta ka qene nje mbeshtetese er vendosur e axhendës se integrimit evropian të Shqipërisë dhe kjo mbështetje do të vazhdojë të ndjekë përpjekjet dhe hapat tanë drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit.

Bashkëpunimi Ekonomik

Ekzistojnë një sërë marrëveshjesh të rëndësishme bilaterale, përfshirë atë për mbrojtjen dhe promovimin e investimeve, marrëveshjen për shmangien e taksimit të dyfishtë.

Shkëmbimet Tregtare me Maltën 2019 dhe 8 mujori Janar Gusht 2020 kanë qenë në vlerën modeste të 8  mln Euro, por me mundesi te medha per rritje. Ne konsiderojmë me interes zgjerimin e bashkëpunimit me Maltën në fushën ekonomike, në disa sektorë: sektori i tregtisë (veçanërisht elektronika dhe tekstili), turizmi (turizmi shëndetësor); infrastruktura, akuakultura, shërbimet financiare dhe konsulenca, energjitë e rinovueshme.

 

Rumania

 

Bashkepunimi politik

 

Marrëdhëniet politike në mes vendeve tona konsiderohen shumë të mira, të qëndrueshme, pa asnjë çështje të hapur dhe bazohen ne traditen shekullore te lidhjeve miqesore midis te dy vendeve. Kryeqyteti i Rumanisë, Bukureshti, në fund të shekullit 19 – fillimi i shekullit 20 ka qenë qendra kryesore, ku  patriotët shqiptarë kanë kryer një veprimtari shumë e pasur për pavaresine dhe çështjen kombëtare shqiptare. Rumania ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Shqipërisë dhe  më 16 dhjetor 1913 dhe lidhi marrëdhëniet diplomatike.

Sot marrëdhëniet midis dy vendeve rregullohen nga “Traktati mbi Mirëkuptimin e Ndërsjellë, Bashkëpunimin dhe Fqinjësinë e Mirë midis Rumanisë dhe Republikës së Shqipërisë”, nënshkruar më 11 maj 1994.

Shqipëria vlerëson rolin që Rumania luajti gjatë Presidencës së saj të BE në 2018, si dhe mbështetjen e fortë politike dhe teknike që Rumania jep në vazhdimësi për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përgjithësi dhe në hapjen e negociatave për anëtarësim, në veçanti.

 

Në Rumani jeton dhe punon një komunitet i vogël shqiptarësh, të cilët janë të mirë integruar në shoqërinë rumune. Në Rumani studiojnë një numër i konsiderueshëm të rinjsh shqiptar.

 

Marrëdhëniet ekonomike: Vëllimi tregtar është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme në krahasim me vitet e mëparshme, megjithatë treguesit e tanishëm ekonomikë nuk pasqyrojnë potencialin e vërtetë mes dy vendeve, pasi ekzistojnë hapësirat apo mundësitë për tu dhënë këtyre marrëdhënieve një impuls të ri. Gjatë viti 2019 volumi i shkëmbimeve tregtare me Rumaninë ka qenë 120 milion euro.

 

Ka një bashkëpunim shumë të mirë në nivel institucional në fushën e financave, doganave, parave parandalimit të pastrimit, tatimeve dhe të dy vendet kanë hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit ekonomik dhe kanë konfirmuar vullnetin e dyanshëm për të marrë hapa konkretë për thellimin e tyre në të gjitha fushat. Ekziston një kuadër i plotë ligjor që rregullon dhe favorizon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Rumaninë.

 

Turqia

Bashkepunimi politik

 

Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Turqisë janë vendosur me Marrëveshjen e Miqësisë, nënshkruar më 15 dhjetor 1923, pak pas themelimit të Republikës së Turqisë nga Mustafa Kemal Ataturk. Gjatë pushtimit te Shqiperise dhe Luftes se Dytë Boterore pati një ndërprerje të marrëdhënieve politike dhe diplomatike, të cilat u rivendosën më 13 qershor 1957.

Marrëdhëniet midis dy vendeve, bazuar në miqësinë dhe lidhjet tradicionale, janë të shkëlqyera dhe  janë ngritur në nivelin e Partneritetit Strategjik, fakt qe u konkretizua edhe ne viziten zyrtare te Kryeministrit Edi Rama dhe firmosjes se Deklarates se Përbashkët për ngritjen e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë me Presidentin Erdogan me 6 janar 2021. Shkëmbimet intensive kanë rezultuar të suksesshme në drejtim të konsolidimit të partneritetit strategjik ekzistues ndërmjet dy vendeve, si dhe pasurimit të bashkëpunimit institucional në të gjitha fushat dhe nivelet.

Këto marrëdhënie u reflektuan edhe në ndihmën që Turqia i ofroi vendit tonë jo vetëm në përballimin e pasojave të tërmeteve që goditën vendin tonë më 21 shtator dhe më 26 nëntor të vitit  2019 (Turqia po financon ndërtimin e 522 apartamente), por edhe gjatë pandemisë Covid 19.  Marrëdhëniet shqiptaro-turke kapin një spektër të gjerë, duke përbërë një kuadër të spikatur institucional të bashkëpunimit në aspektin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare, ndihmës zhvillimore, shkëmbimeve sektoriale dhe bashkëpunimit normativ. Shqipëria dhe Turqia bashkëpunojmë ngushtësisht në fushën e sigurisë dhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

 

Në Turqi jeton dhe punon një komunitet i madh shqiptarësh, diaspora e re e pas viteve 1990 dhe diaspora e vjetër e cila shërben si në urë në forcimin e mëtejshëm të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve dhe popujve tanë. Ky komunitet përbehet nga shqiptarë të të gjitha trojeve shqipfolëse dhe sipas autoriteteve turke numri i tyre varion nga 3-5 milionë shqiptarë.

 

 

Bashkepunimi ekonomik

 

Këto shkëmbime kanë konfirmuar qartë vullnetin politik për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për të identifikuar fushat e reja të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare. Trendi pozitiv dhe në rritje i investimeve turke në vendin tonë vazhdon në fushat kyçe të ekonomisë shqiptare, si energjia, telekomunikacioni, sektori bankar etj.

Deri në fund të vitit 2019, vëllimi i tregtisë ka arritur në 469 milionë dollarë dhe Turqia është bërë partneri i pestë tregtar i Shqipërisë. Investimet turke arrijnë në rreth 2.7 miliardë dollarë, ndërsa më shumë se 10 mijë shqiptarë janë të punësuar nga kompanitë turke të pranishme në vend. Gjatë 7 muajve të parë të vitit 2020 shkëmbimet tregtare kanë arritur shumën prej 260 milion USD.