Dokumentet e identitetit dhe udhëtimit

Pajisja me kartë identiteti dhe pasaportë biometrike

 

  APLIKIM PËR KARTË ID DHE PASAPORTË
Përshkrimi Pajisja e shtetasve shqiptarë me pasaportë biometrike dhe ID
Dokumentacioni i nevojshëm
A) Aplikon për herë të parë ose aplikim për mbarim vlefshmërie të PP dhe ID
Pajisja me kartë identiteti dhe pasaportë (për shtetasit mbi 16 vjeç). 
(Lëshohet pasaportë dhe kartë identiteti, vlefshmëria 10 vjet)
- Pasaportë e modelit të vjetër / Pasaporta e skaduar
- Leje për drejtim automjeti, model elektronik (model i ri), nëse ka
- Dokument tjetër mbështetës i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës (nëse ka)
 
Pajisja me pasaportë biometrike (për shtetasit nën 16 vjeç)
(Lëshohet vetëm pasaportë, vlefshmëria 5 vjet)
- Çertifikatë familjare  ose Çertifikatë lindje 
- Pasaportë e skaduar 
- Dokument tjetër mbështetës i vlefshëm me fotografi lëshuar nga vendi pritës (nëse ka)
Hapat e procedurës Hapat e procedurës për kartën e identitetit dhe pasaportën (për shtetasit mbi 16 vjeç).
1) Paraqitja personale dhe verifikimi i identitetit
2) Konfirmimi i të dhënave me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile + TIMS
3) Marrja e fotos dixhitale
4) Skanimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve
5) Depozitimi i nënshkrimit elektronik
Hapat e procedurës për pasaportë biometrike (për shtetasit nën 16 vjeç)
1) Paraqitja personale (shtetasi nën 16 vjeç shoqërohet të paktën nga njëri prind, ose nga kujdestari ligjor ose nga një përfaqësues i caktuar me prokurë të posaçme) dhe verifikimi i identitetit
2) Konfirmimi i të dhënave me Rregjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile + TIMS
3) Marrja e fotos dixhitale
4) Skanimi dhe marrja e shenjave të gishtërinjve
5) Depozitimi i nënshkrimit elektronik (nënshkruan prindi kur femija nuk mund të shkruajë)
Tarifa e shërbimit 
Karta ID                            Pasaport Biometrike
1) Greqi, Itali: 12 euro      1) Greqi, Itali: 130 euro
2) Bruksel: 16 euro           2) Bruksel: 170 euro
3) Angli: 13 paund            3) Angli: 144 paund
4) Gjermani: 16 euro        4) Gjermani: 170 euro
5) SHBA:  18 $                 5) SHBA: 240 $
6) Turqi: 16 euro               6) Turqi: 170 euro
7) Austri :16 euro              7) Austri: 170 euro
8) Franca :16 euro            8) Franca: 170 euro
9) Suedi: 16 euro              9) Suedi : 170 euro
Mbajtja e dokumentave nga Konsulli
1. printon dhe mban formatin “Shiko”
2. mban kopjen e dokumenteve (Pasaporte e staduar dhe ID, mandate pagese)
 
- Të gjitha dokumentat mbahen të lidhura me njëra- tjetrën duke i vendosur vulën “njëhsuara me origjinalin”
Përfaqësitë ku aplikohet 1) Ambasadat e RSH: Athinë; Romë; Londër; Bruksel, Vjene, Paris ,Berlin, Stokholm 
2) Konsullatat e Përgjithshme: Selanik; Milano; Mynih, Stamboll, Bari
3) Zyra konsullore: Pranë Misionit të RSH-së, Nju Jork.
Afatet e shërbimit Data dhe ora e takimit tashme lihet vet nga shtetasi, ju per te verifikuar cdo aplikim do te shkoni ne rubriken “Pranuar” dhe kerkoni me emer/mbiemer ose kodin e aplikimit.
Gjithashtu per cdo date qe deshironi te shikoni numrin e takimeve te lena do te shkoni tek Raporte ne fund te sistemit, do klik mbi te dhe do shkoni ne piken e fundit, lista e takimeve me qytetaret, pasi e klikoni vendosni daten qe do te verifikoni dhe emrin e perfaqesis suaj, dhe do ju shfaqet nje liste ne PDF
Shënime
• Nëse një shtetas ka bërë aplikimin për ID në Shqipëri dhe nuk e ka tërhequr dot për arsye të ndryshme, atëherë ai duhet të paraqitet në një nga përfaqësitë, të bëjë një deklaratë para konsullit për anullimin e aplikimit të bërë në Shqipëri dhe lejohet të aplikojë vetem pas marrjes së miratimit nga ALEAT.
• Për fëmijet tërheqja e pasaportës bëhet nga prindi, kujdestari ligjor ose nga një përfaqësues i caktuar me prokurë të posaçme).
• Dokument tjetër mbështetës mund të shërbejë ose mjafton edhe një deklaratë noteriale para konsullit.
• Nese nje aplikant ju vjen ne sportel ne daten dhe oren e takimit, ju pasi I verifikoni dokumetacionin qe ka fizikisht  beni dhe verifikimet ne sistem, 
1- Shikoni formularin SHIKO I cili dhe printohet ne cdo rast
2- Shkoni tek rubrika komente dhe verifikoni daten dhe oren e takimit te shtetasit (nese eshte ate dite qe ju ka ardhur apo jo)

 

Lëshimi i lejeve të kalimit

Lejet e kalimit lëshohen për të lejuar shtetasit që nuk kanë pasaportë të riatdhesohen. Me leje kalimi mund të hyjnë në Shqipëri dhe të huajt rezidentë, të cilët kanë humbur pasaportën jashtë shtetit.

Për më shumë:

1) Leje kalimi;

2) Leje kalimi për të mitur;

 

Dokumentet bashkëngjitur

Formulari_LK_1.pdf