REGJIMI I VIZAVE PËR TË HUAJT

REGJIMI I VIZAVE PËR TË HUAJT

Regjimi i vizave për të huajt përcaktohet në bazë të Ligjit, 108/13, “Për të huajt”, dhe VKM nr. 569, date 03.10.2018 për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr. 513, date 13.06.2013 të Këshillit të Ministrave për “Për përcaktimin e kritereve të procedurave dhe dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në RSh”, i ndryshuar.

Hyjnë pa vizë në Shqipëri:

a) Të huajt që kanë një vizë të vlefshme Shengen, me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga vendet e zonës Shengen, ose që kanë një leje të vlefshme qëndrimi në një nga vendet e zonës Shengen;

b) Të huajt që kanë një vizë të vlefshme të SHBA ose të Mbretërisë së Bashkuar, me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga këto vende, ose kanë leje të vlefshme qëndrimi në SHBA ose në Mbretërinë e Bashkuar.

c) Të huajt nga Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti, India, Katari, Omani, Rusia dhe Tailanda, mund të hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë për qëndrim afatshkurtër, me dokumentin pasaportë për periudhën 01 Prill -31 dhejtor 2021.

ç) “Të huaj anëtarë të familjes së shtetasve të BE-së”, kur udhëtojnë me bashkëshortin shtetas të BE-së, si dhe përveç pasaportës së vlefshme, kanë edhe një dokument (leje qëndrimi) ku citohet statusi i tyre si “family member”

d) Të huajt që janë të pajisur me leje qëndrimi të vlefshme, të lëshuar nga autoritetet kompetente të Emirateve të Bashkuara Arabe;

Viza e tipit “C”, është viza, e cila i jep të drejtën mbajtësit të saj të hyjë dhe të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve, duke filluar nga data e hyrjes së pare. Viza “C” mund të lëshohet me një, dy ose shumë hyrje. Periudha e vlefshmërisë nuk mund t’I kalojë 5 vjet.

Viza e tipit “D”, është viza, e cila jepet për shtetas të huaj, të cilët kërkojnë të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë më shumë se 90 ditë për 180 ditë dhe kur, për t’u pajisur me leje qëndrimi për këta shtetas kërkohet vizë.

Bashkëlidhur gjeni tabelën me regjimin e specifikuar të vizave për secilin vend të huaj:

Regjimi i vizave për të huajt

Të huajt nga vende që nuk janë përfshirë në tabelë kanë nevojë për vizë para se të udhëtojnë në Shqipëri dhe aplikimet mund t’i paraqesin në përfaqësinë më të afërt nga vendi i tyre i origjinës ose rezidencës;

Për llojin e dokumentacionit dhe aplikimin online për vizë, lutem klikoni në linkun:

https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-vize/

 

1) Regjimi i vizave me Arabinë Saudite
Ka hyrë në fuqi “Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Arabisë Saudite, për heqjen reciproke të vizave për qëndrim afatshkurtër për mbajtësit e pasaportave diplomatike, private dhe të shërbimit, për shtetasit e të dyja vendeve”.

Neni 1

Shtetasit e të dy palëve mund të hyjnë pa vizë (për motive zyrtare dhe private) në territorin e palës tjetër, pa viza, për qëndrim të pandërprerë ose me disa qëndrime, për një periudhë që nuk duhet tëkalojë (90) ditë brenda (180) ditëve, duke paraqitur një pasaportë të vlefshme diplomatike ose private (vetëm për shtetasit Saudit) dhe një pasaportë të vlefshme diplomatike ose shërbimi (vetëm për shtetasit shqiptarë).

Neni 2

Shtetasit e të dy palëve, mbajtës të pasaportave diplomatike dhe private (vetëm për shtetasit saudit), dhe mbajtës të pasaportave diplomatike ose shërbimi (vetëm për shtetasit shqiptarë), duhet të aplikojnë për vizë për qëndrim të pandërprerë ose me disa qëndrime për qëndrime më të gjata se ai i parashikuar në nenin 1.

2) Ndryshimi i regjimit të vizave me Republikën Domenikane (vetëm për shtetasit shqiptarë)

Shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në drejtim të Republikës Domenikane për qëllime turizmi dhe qëndrim deri në 30 ditë, ata përjashtohen nga detyrimi për t'u pajisur me vizë, me kusht që të pajisen paraprakisht me Kartën e Turizmit (Trajeta de Turismo), e cila mund të merret në agjencitë e udhëtimit ku kryhet blerja e biletës së udhëtimit, ose në aeroportin e hyrjes në Republikën Domenikane.

WEB: https://www.mirex.gob.do/servicios/visas/requisitos-dominicanos-en-el-extranjero/results?condicion=Dominicanos&country=4&tipoPasaporte=Ordinario&tipoVisa=visa_ts