Postuar më: 10 Qershor 2021

Hapet thirrja për aplikime për Çmimin “Raoul Wallenberg 2022”, në kuadër të Këshillit të Evropës (KiE)

Çmimi “Raoul Wallenberg" u krijua nga Këshilli i Evropës, Qeveria Suedeze dhe Parlamenti Hungarez në vitin 2012,  në kujtim të arritjeve të jashtëzakonshme humanitare të diplomatit suedez Raoul Wallenberg, për mbrojtjen e komunitetit hebre në Budapest gjatë viteve 1944-1945.


Që nga viti 2014, Çmimi “Raoul Wallenberg” jepet çdo dy vjet, në vlerësim të arritjeve të jashtëzakonshme humanitare nga një individ i vetëm, një grup individësh ose një organizatë nga KiE. 
Çmimi është me vlerë 10 000 € dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, rreth datës 17 Janar 2022.


Juria përbëhet nga gjashtë persona të pavarur, me gjendje të lartë morale dhe me kompetencë të njohur në fushën e të drejtave të njeriut dhe punës humanitare, të emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Ministria Suedeze e Punëve të Jashtme, komuna e Budapestit, Instituti Raoul Wallenberg në Lund, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) dhe familja Raoul Wallenberg..
Ftohen të aplikojnë: Individë, organizata ose institucione që janë ose kanë qenë aktivë në fushën e punës humanitare dhe / ose promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Në rastin e një individi, çmimi mund t'i jepet edhe kujtesës së tij / saj. Kandidatët duhet të japin detaje të veprimit (eve) të tyre dhe të specifikojnë arsyet pse këto vepra mund të konsiderohen të jashtëzakonshme. Gjithashtu duhet të dorëzohen dhe të gjitha dokumentet përkatëse mbështetëse lidhur me këto veprimtari.


Aplikimi: Nominimet duhet të dorëzohen në formularin elektronik, i cili gjendet në adresën wallenberg.prize@coe.int Të gjitha pjesët e formularit duhet të plotësohen siç duhet, në format elektronik. Formulari i aplikimit dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen në Anglisht ose Frëngjisht.


Afati: Dosja e aplikimit duhet të arrijë në Sekretariatin e Këshillit të Evropës deri më 31 Tetor 2021, nëpërmjet e-mail, në adresën wallenberg.prize@coe.int ose kur kjo nuk është e mundur, të dërgohet me postë, në adresën vijuese:
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës
Çmimi Raoul Wallenberg
Keshilli i Europës
67075 Cedex i Strasburgut