Postuar më: 21 Maj 2021

Njoftim i Hapur për një pozicion të posaçëm pune për kandidatë të brendshëm dhe të jashtëm - Asistent Programi (Ndërtimi i Kapaciteteve)

Misioni në Shqipëri i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), dëshiron të shpallë Njoftimin e Hapur për një vend të posaçëm pune, për kandidatët e brendshëm dhe të jashtëm (SVN Ref Nr. 2021-04), për Pozicionin e Asistentit të Programit (Ndërtimi i Kapaciteteve), në kuadër të programit "Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor. Bashkëlidhur, gjeni njoftimin, ku përfshihen edhe Kushtet e Referencës.

SVN 2021-04 Programme Assistant (Capacity Building) - Deadline 03.06.2021

Afati i dorëzimit të aplikimeve është data: 3 qershor 2021, deri në mesnatë. Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin CV-ë dhe/ose formularin e IOM të të  Dhënave Personale, së bashku me  një letër shoqëruese ku të tregojnë Numrin e Referencës së Pozicionit të Posaçëm të Punës me tre referime profesionale me kontaktet e tyre (email dhe telefon) në: HumanResourcesTirana@iom.int

Njoftimin për këtë pozicion të lirë pune e gjeni gjithashtu në faqen në internet të IOM:

https://albania.iom.int/job-vacancies.