Postuar më: 30 Dhjetor 2019

Njoftim për pozicion vakant, Ekspertë në kuadër të Programit IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë 2014 - 2020

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut , në cilësinë e strukturave zbatuese të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Maqedonia e Veriut – Shqipëri 2014-2020, si dhe në kuadër të aktiviteve të këtij programi, kërkojnë “Field Experts” për të mundësuar zhvillimin e mëtejshëm dhe maturimin e 5 projekt-ideve strategjike të dorëzuara pas proçesit të konsultimeve.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, njoftojnë për shpalljen e pozicionit vakant:

  • Ekspertë për vlerësimin e mëtejshëm të projekt-ideve strategjike të dorëzuara në kuadër të procesit të konsultimeve, programi IPA BNK Maqedonia e Veriut – Shqipëri 2014-2020;

Termat e Referencës mund t’i shkarkoni nga faqet zyrtare në internet http://ipacbc-mk-al.net; www.mls.gov.mk;  ose i gjeni në linkun:terms-of-reference-expert-for-selection-of-the-strategic-projects-ideas-ipa-cbc-nmk-al-2014-2020

 Ekspertët e interesuar që kanë ekspertizë për vlerësimin në këtë fushë që plotësojnë kriteret e kërkuara  duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  • CV;
  • Kopje të diplomave;
  • Kopje të çertifikatave dhe dokumentave që vërtetojnë kualifikimet;
  • Dokument që vërteton njohuri të gjuhës Angleze (kjo nuk është e nevojshme nëse përvojat e mëparshme të punës janë kryer në mjedisin Anglisht-folës);
  • Referencat përkatëse të punës.

 Dokumentet duhet të dorëzohen me postë në adresën e mëposhtme:

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale

Rr.  Shën Kirili dhe Metodi, Nr.54,

1000 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut

Znj. Hairie Ahmed (duke shënuar në pjesën e jashtme të zarfit, pozicionin të cilit i referohet aplikimi)

Afati i aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit në kopje fizike deri me 17 Janar 2020 ora 16:00 (GMT+1).

Vetëm aplikimet brenda afatit kohor të këtij njoftimi, do të kontaktohen për intervistë.

Informacione shtesë mund të merret nëpërmjet postës elektronike në:

gentian.xhaxhiu@mfa.gov.al

hajrie.office@gmail.com