Postuar më: 21 Maj 2021

Përsëritet Thirrje për Shprehje Interesi e përditësuar, drejtuar anëtarëve të diasporës shqiptare (me banim jashtë vendit)

Misioni në Shqipëri i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në kuadër të programit "Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë", financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor, përsërit këtë Thirrje të përditësuar  për Shprehje Interesi, drejtuar anëtarëve të diasporës shqiptare (me banim jashtë vendit), për mbështetjen e institucioneve përkatëse të Qeverisë së Shqipërisë në procesin e përafrimit me BE, në kuadër të mbështetjes së Qeverisë së Shqipërisë për ndërtimin e kapaciteteve për lehtësimin e angazhimit të diasporës në forcimin institucional, përmes përfshirjes së profesionistëve shumë të kualifikuar të diasporës, në përputhje me Rezultatin 2 të programit. Bashkëlidhur, gjeni Thirrjen për shprehje të interesit.

Re-Announcing - CFCV 2021-12 Updated Call for Expression of Interest addressed to members of Albanian Diaspora - Deadline 30 May 2021

Afati i dorëzimit të aplikimeve është data: 30 maj 2021. Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin CV dhe një letër shoqëruese në anglisht, duke përcaktuar se për cilën kategori/kapitull po aplikoni, dhe me Kod Reference në: HumanResourcesTirana@iom.int