Postuar më: 10 Shtator 2021

Pozicion vakant në kuadër të Programit INTERREG IPA CBC Shqipëri-Greqi 2014-2020

Në kuadër të Programit INTERREG të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Shqipëri-Greqi nën periudhën 2014-2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim: Nëpunës i Antenës në Sekretariatin e Përbashkët të Programit INTERREG IPA CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020

Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës dhe kërkesat dhe kualifikimet shtesë, mund të gjeni në termat e referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë shprehjen e interesit dhe dokumentacionin mbështetës me postë deri më 10 Tetor 2021, në adresën: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Drejtoria e Bashkëpunimit Territorial, Bulevardi Gjergj Fishta nr.6 Tiranë, me subjekt: Aplikim për pozicionin Nëpunës i Antenës në Sekretariatin e Përbashkët të Programit Interreg IPA CBC Greqi-Shqipëri. Data e dorëzimit do të verifikohet nga vula e postës. Çdo aplikim i dorëzuar pas kësaj date nuk do të merret parasysh. Shprehja e interesit nuk mund të bëhet nëpërmjet e-mailit.