Postuar më: 30 Qershor 2021

Shpallet thirrja e 3-të për projekt propozime në programin IPA BNK Mal i Zi - Shqipëri 2014-2020

Qeveria e Malit të Zi – Zyra e Integrime Evropiane dhe Drejtoria e Financës dhe Kontraktimit për Asistencën e Fondeve të BE në Ministrinë e Financave dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë ju ftojnë të përdorni fondet e BE-së dhe të aplikoni për projekte të përbashkëta nën Thirrjen e Tretë për projekt propozime në kuadër të Programit IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri 2014-2020.

Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrje është të promovojë/forcojë marrëdhëniet e mira ndërkufitare dhe zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve kufitare, nëpërmjet valorizimit të potencialeve turistike dhe një zhvillimi ekonomik, social dhe mjedisorë të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës, në respekt të trashigimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore.

Fondet në vlerë prej 4.9 milion EUR janë në dispozicion nën këtë thirrje dhe janë të përkushtuar për prioritet tematike në vijim (PT):

PT1: Inkurajimi i turizmit, kulturës dhe trashigimisë Natyrore;

PT2: Mbrotja e mjedisit, promovimi i ndryshimeve klimatike dhe masave për zbutjen e tij, menaxhimi dhe parandalimi i rreziqeve;

PT3: Promovimi i punësimit, lëvizshmëria e krahut/ofertës së punës dhe përfshirjes kulturore dhe sociale përmes kufirit.

Thirrja është e hapur për persona juridikë dhe organizata jofitimprurëse të themeluara në Mal të Zi dhe Shqipëri dhe që u përkasin kategorive të mëposhtme: qeveritë lokale dhe institucionet e tyre, organizatat e turizmit dhe kulturës, shoqatat e komunave/bashkive, agjencitë e zhvillimit, organizatat lokale të mbështetjes së biznesit, OJQ-të, organet private dhe publike që mbështesin fuqinë punëtore, institucionet e trajnimit profesional dhe teknik, organet dhe organizata për mbrojtjen e natyrës, organet publike përgjegjëse për menaxhimin e ujit, shërbimet e zjarrfikëseve/emergjencës, shkollat, kolegjet, universitetet dhe qendrat kërkimore, duke përfshirë institucionet për trajnim profesional dhe teknik.

Në mënyrë që të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve, zbatimin e politikave dhe menaxhimin në nivelin lokal, secili partneritet i projektit duhet të përfshijë të paktën një institucion publik që operon në nivelin lokal (në secilin shtet), si partner ose bashkëpunëtor i projektit.

 

Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është data 13 Shtator 2021.

Për më shumë informacion rreth thirrjes, kliko këtu .