Postuar më: 12 Maj 2021

Thirrje për shprehje interesi: pozicion vakant në Sekretariatin Teknik të Programit Interreg BNK Greqi – Shqipëri 2014-2020

Në kuadër të Programit Interreg IPA CBC Greqi – Shqipëri 2014-2020, Autoriteti Menaxhues Grek i Programeve të Bashkëpunimit Terriorial në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, fton të interesuarit për të shprehur interesin për pozicionin e punës si në vijim:

  • Asistent Administrativ në Sekretariatin e Përbashkët të Programit Interreg IPA BNK "Greqi - Shqipëri 2014 - 2020".

Pozicioni i punës është në Selanik, Greqi

Procedura e aplikimit:

Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë shprehjen e interesit dhe të gjitha dokumentet mbështetëse me postë te Njësia e Organizimit të Menaxhimit të Programeve të Zhvillimit, Rruga Louizis Riankour, 78A GR-115 24 Athinë, Departamenti i Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, deri më 2 Korrik 2021.

Aplikimet e dorëzuara pas përfundimit të afatit do të refuzohen.

Për më shumë detaje në lidhje me kualifikimet dhe çështje të tjera, lutemi ti referoheni linkut të  mëposhtëm;

https://interreg.gr/en/news/call-for-expression-of-interest-interreg-va-greece-albania-2014-2020/