Vërtetim mbi Verifikimin e Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)

Aplikim për Vërtetimin e Verifikimit të Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)
PërshkrimiNë zbatim të nenit 484 të Kodit të Procedurës Penal të Republikës së
Shqipërisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nëpërmjet
Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore kryen verifikimet mbi Gjendjen
Gjyqësore (Dëshmisë së Penalitetit) të shtetasve shqiptarë sipas
shënimeve në Regjistrin Gjyqësor pranë Ministrisë së Drejtësisë së
Republikës së Shqipërisë.

Shtetasit shqiptarë të cilët kanë nevojë të pajisen me Vërtetimin mbi
Gjendjen Gjyqësore, pas plotësimit të formularit dhe Autorizimit të
nënshkruar për kryerjen e verifikimeve të nevojshme nga përfaqësues të
Ambasadës/Konsullatës, njoftohen se aplikimi është pranuar. Shtetasi
shqiptar informohet me anë të emailit mbi procedurat që duhen ndjekur
në vijim për:

1. ​Kryerjen e pagesës,
2. Dërgimin e Autorizimin të nënshkruar origjinal,
3. Dërgimin e mandatin origjinal,
4. Dërgimin e një zarfi me pullë të parapaguar me adresën e
shtëpisë të shënuar qartë dhe me gërma të mëdha për dërgimin e
Vërtetimit të Gjendjes Gjyqësore(Dëshmisë së Penalitetit).

Vërtetimi mbi Verifikimin e Gjendjes Gjyqësore dërgohet me postë në
adresën e shënuar nga vetë qytetari.

Informimi i hapave të ndërmarra dhe njoftimi kryhet me anë të adresës
elektronike (e-mail) të shënuar në formularin e aplikimit.

Shënim: Luten të interesuarit të kontrollojnë rregullisht emailin për
njoftime dhe përditësime të statusit të aplikimit.
Dokumentacioni i nevojshëm- Fotokopje të Kartës së Identitetit ose Pasaportës;

- Autorizimi për kryerjen e verifikimit për Dëshminë e Penalitetit
duhet printuar dhe nënshkruar nga qytetari
Hapat
e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania

- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Vërtetimin mbi Gjendjen Gjyqësore
(Dëshmi Penaliteti)

- Klikoni butonin "Përdor"

- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të gjurmoni
statusin e një aplikimi ekzistues

- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni
numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"

- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat personale dhe
ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim të
identitetit. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën përkatëse,
do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i veçantë i
aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit në çdo
moment)

- Pas pranimit të aplikimit, ndiqni procedurat për të kryer
pagesën, dhe për të dërguar me postë në zarf dokumentet sa vijon:

1. Autorizimin e nënshkruar origjnal(jo fotokopje);

2. Mandatin origjinal (jo fotokopje);

3. Zarf me pullë me adresën tuaj të shënuar për dërgimin e Vërtetimit
në adresën ku banoni.

- Pas kryerjes së virifikimeve përkatëse, ju do të njoftoheni me
email për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin e Vërtetimit me postë
në adresën e shënuar nga ana juaj.
Tarifa e
shërbimit
30 euro ose vlera ekuivalente e vendit
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit7 deri në 14 ditë në varësi të kohës së nevojshme për procedurat e
verifikimit.

Dokumenti dërgohet menjëherë në zarfin me adresën dhe pullën e postës
të parapaguar
Periudha e vlefshmërisë3 muaj nga data e lëshimit të dokumentit
APLIKIMPËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU