Vërtetim mbi Verifikimin e Lejes së Drejtimit (për Denoncim ose Konvertim)

Aplikim për vërtetimin e verifikimit të lejes së drejtimit
(Patentës) për konvertim ose denoncim
PërshkrimiShtetasit shqiptarë të cilët kanë nevojë të pajisen me Vërtetimin e
Verifikimit të Lejes së Drejtimit (Patentës) për Konvertim ose
Denoncim, pas plotësimit të formularit dhe kryerjes së verifikimeve të
nevojshme nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, njoftohen se
aplikimi është pranuar. Shtetasi shqiptar informohet me anë të emailit
mbi procedurat që duhen ndjekur në vijim për:

1. Kryerjen e pagesës,

2. Dërgimin e mandatin origjinal,

3. Dërgimin e një zarfi me pullë të parapaguar me adresën e
shtëpisë të shënuar qartë dhe me gërma të mëdha për dërgimin e
Vërtetimit të Lejes së Drejtimit për konvertim ose denoncim.

Vërtetimi mbi verifikimin e lejes së drejtimit (Patentës) për
konvertim ose denoncim dërgohet me postë në adresën e shënuar nga vetë
qytetari.

Informimi i hapave të ndërmarra dhe njoftimi kryhet me anë të adresës
elektronike (e-mail) të shënuar në formularin e aplikimit.

Shënim: Luten të interesuarit të kontrollojnë rregullisht emailin për
njoftime dhe përditësime të statusit të aplikimit.

Dokumentacioni i nevojshëm- Fotokopje të Kartës së Identitetit ose Pasaportës;

- Fotokopje e Lejes së Drejtimit nga para;

- Fotokopje e Lejes së Drejtimit nga mbrapa.
Hapat
e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania

- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për Vërtetimin e Verifikimit të
Lejes së Drejtimit (Patentës) për Konvertim ose Denoncim

- Klikoni butonin "Përdor"

- Zgjidhni nëse do të kryeni një aplikim të ri apo do të
gjurmoni statusin e një aplikimi ekzistues

- Për të gjurmuar statusin e një aplikimi ekzistues, vendosni
numrin e aplikimit dhe më pas klikoni butonin "Kërko"

- Për të kryer një aplikim të ri, plotësoni të dhënat
personale dhe ngarkoni dokumentet që janë të domosdoshme për verifikim
të identitetit. Me anë të e-mail-it të plotësuar në rubrikën
përkatëse, do t'ju dërgohet konfirmimi i aplikimit si dhe kodi i
veçantë i aplikimit (i cili mundëson ndjekjen e ecurisë së aplikimit
në çdo moment)

- Pas pranimit të aplikimit, ndiqni procedurat për të kryer
pagesën, dhe për të dërguar me postë në zarf dokumentet sa vijon:

1. Mandatin origjinal (jo fotokopje);

2. Zarf me pullë me adresën tuaj të shënuar për dërgimin e
Vërtetimit në adresën ku banoni.

- Pas kryerjes së virifikimeve përkatëse, ju do të njoftoheni
me email për përfundimin e aplikimit dhe dërgimin e Vërtetimit me
postë në adresën e shënuar nga ana juaj.
Tarifa e
shërbimit
30 euro ose vlera ekuivalente e vendit
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit7 deri në 14 ditë në varësi të kohës së nevojshme për procedurat e
verifikimit.

Dokumenti dërgohet menjëherë në zarfin me adresën dhe pullën e postës
të parapaguar.

Periudha e vlefshmërisëPa afat
APLIKIMPËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN KLIKO KETU