
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndet dhe mirëpret marrëveshjen e aktorëve politikë e shoqëror në Tuz, Mali i Zi, për të bashkërenduar përpjekjet në mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesave të shqiptarëve në Trevën e Malësisë gjatë procesit të zgjedhjeve për Këshillin Komunal të Komunës së Tuzit, që do të mbahen më 26 nëntor 2017.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë mirëpret ndërgjegjësimin e faktorëve politikë e shoqëror shqiptarë në Malin e Zi për të nxjerrë mësime nga problemet, dasitë dhe dështimet e së kaluarës.
Ajo konsideron se angazhimi publik për të bashkuar zërin dhe forcat për të shfrytëzuar maksimalisht hapësirën e rregullave të lojës demokratike për të maksimizuar rezultatin përbën rrugën e duhur dhe mënyrën më të mirë për të realizuar të drejtat që u garanton ligji dhe kuadri ligjor në Malin e Zi dhe ai ndërkombëtar, në përputhje me pritshëmritë dhe kërkesat e popullsisë shqiptare për mirëqeverisje, progres dhe begati.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al