Postuar më: 01 Prill 2021

12-vjetori i anëtarësimit në NATO/ Ministrja Xhaçka: Sfida e radhës, integrimi në Bashkimin Evropian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përkujtuar sot 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Ministrja Xhaçka deklaroi se gjatë këtyre viteve, Shqipëria ia ka dalë të fitojë besimin e aleatëve si partnerë të besueshëm dhe kontribues seriozë në sigurinë kolektive të Aleancës.

Kryediplomatja Xhaçka theksoi se sfida e radhës e vendit mbetet integrimi në Bashkimin Evropian.

“Me shumë punë e shumë përkushtim edhe kjo sfidë do të fitohet hap pas hapi, duke filluar nga mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda këtij viti”, u shpreh ministrja.​