
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përkujtuar 22-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër bazave të forcave serbe në luftën e Kosovës.
Ministrja Xhaçka u shpreh se ndërhyrja e NATO-s parandaloi një spastrim etnik të Kosovës dhe se falë saj, Kosova sot është një realitet i pandryshueshëm.
Kryediplomatja Xhaçka theksoi se populli shqiptar do t'i detyrohet përgjithmonë një borxh të thellë mirënjohjeje aleatëve amerikanë dhe evropianë që e bënë të mundur këtë realitet.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al