
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen që Bullgaria ka treguar për anëtarësimin e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Kryediplomatja Xhaçka u shpreh se Shqipëria dhe Bullgaria kanë akoma sfida të rëndësishme përpara, dhe se e vetmja mënyrë për t'i dalë për zot atyre është bashkëpunimi mes dy vendeve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al