
Në kuadër të Ditës së Evropës, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, doli me një video-mesazh rreth kësaj dite të shënuar.
Ministrja Xhaçka theksoi se vizioni i prezantuar 71 vite më parë nga Robert Schuman duhet çuar përpara duke përfshirë në BE edhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas kryediplomates, Shqipëria ndodhet sot më afër se kurrë objektivit për anëtarësim pasi vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe prioritetet e kërkuara.
“Ne jemi besimplotë se edhe vetë e ardhmja evropiane e Shqipërisë dhe e rajonit nuk do të kompromentohen në asnjë lloj skenari. Ne kemi të gjithë vullnetin politik për të punuar për këtë objektiv dhe realizimi i tij do të vijë natyrshëm si përmbushje e amanetit të paraardhësve tanë dhe detyrim ndaj brezave të rinj”, u shpreh ajo.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Adresa: Bulevardi ‘Gjergj Fishta’, Nr 6. Tiranë
Për informacione konsullore, probleme të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, kontaktoni në:
Tel: +355 (0) 42340358
Mund të kontaktoni:
E Hënë – E Enjte 08.00 – 16.30
E Premte 08.00 – 14.00
E-mail: DK@mfa.gov.al